Dy fotografi të rralla të mbretit Zog te Harku i Triumfit në Paris (21 gusht 1939)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Shtator 2018

 

Dy gazetat franceze, “Le Journal” dhe “Le Petit Parisien” kanë botuar në faqet e para të tyre, të martën e 22 gushtit 1939, fotografinë e mbretit Zog gjatë vizitës së tij te monumenti i Ushtarit të Panjohur në Paris.

Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë ato për publikun shqiptar :

 

Le Journal :

Mbreti Zog vendosi një kurorë me lule te monumenti i Ushtarit të Panjohur

Ish-mbreti Zog i Shqipërisë, i cili aktualisht jeton në Versajë, erdhi dje në Paris për t’u përkulur në shenjë nderimi para varrit të Ushtarit të Panjohur. – Mëposhtë, sovrani që nënshkruan Librin e Artë të Harkut të Triumfit.

Comment

*