Dy Koretë pajtohen të mbajnë një samit në prill

Seul (Kore e Jugut), 6 mars 2018 – Koreja e Veriut është pajtuar që të mbajë një samit me Korenë e Jugut në fund të muajit prill dhe të flasë për denuklearizimin me Shtetet e Bashkuara, njoftoi Zyra e presidentit jugkorean.

Samiti do të ishte i treti midis liderëve të dy Koreve, të cilat teknikisht janë në luftë, pasi Lufta e Koreve e viteve 1950-53 ka përfunduar me armëpushim, në vend të traktatit të paqes.

“Jugu dhe Veriu janë pajtuar të mbajnë samitin e tretë në Panmunxhom, në fund të prillit”, tha Chung Eui-yong, këshilltar për siguri kombëtar i presidentit jugkorean.

Dy samitet paraprake janë mbajtur në vitin 2000 dhe 2007, të cilat i ka udhëhequr presidentët jugkoreanë Kim Dae-jung dhe Roh Moo-hyun, të cilët kanë evokuar për dialog me Phenjanin.

Chung ka thënë se Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut janë pajtuar edhe për një linjë të hapur të komunikimit të dy liderëve të vendit, për të “shtendosur tensionin ushtarak dhe për të pasur koordinim më të afërt”.

Koreja e Veriut është zotuar gjithashtu të ndalojë testimet e raketave dhe programin bërthamor gjatë periudhës së bisedimeve. (r.m.)

Comment

*