Dy libra kushtuar emigracionit politik shqiptar pas vitit 1944

Shkodër, 26 mars 2017 – Të dielën, në Bibliotekën “Marin Barleti” të Shkodrës, u promovuan dy libra kushtuar emigracionit politik shqiptar të periudhës 1944-1955, të studiueses së re, Leonora Laçi.

Këto dy libra (“Emigracioni politik shqiptar në vitet 1944-1955” dhe “Verimtaria e Kolonel Xhemal Laçit, përmes dokumenteve dhe kujtimeve”), siç shkruan vetë autorja, u kushtohen të gjithë martirëve që luftuan kundër komunizmit, të cilët e sakrifikuan edhe jetën për një shqipëri të lirë.

Në këto libra, ndër të tjera, hidhet dritë mbi veprimtarinë e organizatave politike shqiptare në emigracion, kryesisht në Shtetet e Bashkuara, mbi politikën e aleatëve perëndimorë, si dhe mbi qëndrimin e regjimit komunist ndaj emigracionit politik.

Autorja e këtyre librave thotë se studimi i kësaj periudhe është i rëndësishëm, për shkak të shtrembërimit që u ka bërë fakteve historiografia komuniste, e cila kishte qëllim të denigronte emigracionin politik shqiptar dhe veprimtarinë e tij.

“Ata nuk u larguan nga Shqipëria për një jetë më të mirë. Ata kishin synim çlirimin e Shqipërisë”, tha autorja Laçi.

Ajo shpjegoi se pas instalimit të pushtetit komunist, emigrantët politikë shqiptarë u vendosën fillimisht në kampet e Italisë dhe Greqisë, preaj nga shkuan në shtetet e Perëndimit, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku i riorganizuan Ballin Kombëtar dhe Lëvizjen Legaliteti, ndërsa në vitin 1949 e krijuan Komitetin “Shqipëria e Lirë”.

“Komiteti ‘Shqipëria e Lirë’ ishte prganizata më e rëndësishme, e cila e mblodhi pothuajse gjithe emigracionin shqiptare, ose pjesën më të madhe të emigracionit politik të këtyre organizatave dhe u bë si një organizatë e përbashkët politike, e cila pastaj e krijoi formacionin ushtarak ‘Kompania 4000’, e cila u mor me desantimin e parashutistëve që u hodhën në shqipëri për rrëzimin e komunizmit’, tha autorja, transmeton Zëri i Amerikës.

Ajo tha se të dy librat kanë lidhje me njëra tjetrën. I pari i kushtohet veprimntarisë së emogracionit politik shqiptar, ndërsa i dyti i kushtohet Kolonel Xhemal Laçit, zëvendëskomandantit të “Kompanisë 4000”.

Autorja e dy librave tha se ajo ka punuar një kohë të gjatë në arkiva të ndryshme dhe ka bashkëpunuar me njohësit më të mirë të zhvillimeve politike të kohës. Ajo ka treguar se ka pasur në dorë edhe shumë dokumenta të arkivave të shtetit, në të cilat ka konstatuar se kishte vënë dorë sigurimi i shtetit, duke i vënë në shërbim të pushtetit.

Në muajin shkurt të këtij viti, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishanim e dekoroi Kompaninë 4000 me Urdhrin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” (r.m.)

Leonora Laçi 1

Comment

*