Dy oficerë shqiptaro-amerikanë marrin gradën e detektivit, në NYPD

Sot, në selinë qendrore të Departamentit të Policisë së New York-ut, të njohur si “1 Police Plaza”, dy oficerë shqiptaro-amerikanë u ngritën në hierarki duke marrë gradën e detektivit.
Ka gjithmonë një konkurrencë për këtë gradë dhe suksesi i dy shqiptaro-amerikanëve përbën një arritje për t’u përgëzuar.
Lajmin ia transmetoi gazetës “Illyria”, në New York, Elton Shametaj, oficer i policisё sё Nju Jork-ut dhe aktivist i njohur i komunitetit shqiptar. Ai shkroi se ndjehej i gёzuar qё po shtoheshin radhёt e policёve shqiptarё, me djem azganë.
“Uroj që gjithmonë shqiptarët të arrijnë gjithçka që dëshirojnë në jetën dhe familje”, tha ai.
Duke iu drejtuar dy kolegëve të tij, Shametaj shkruan: Urime për promovimin tuaj! Është shumë e kënaqshme të shohësh që dikush merr vlerën e vërtetë të punës. Promovimi juaj është një gjë e tillë. Nderuat oxhakun e shtëpisë suaj dhe në bashkatdhetarët jemi krenarë për suksesin tuaj! Urime më të përzemërta nga Elton Shametaj”. (Illyria)

Comment

*