Dy parti të mëdha amerikane, po vetëm njëra me shqiptarë në sallën e Kuvendit

Ruben Avxhiu

Ruben Avxhiu

Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2004, gazetarja amerikane Stacy Sullivan po shkruante një artikull për preferencat shqiptaro-amerikanët.
Ishte një vit interesant sepse shumë shqiptaro-amerikanë kishin vendosur të votonin për George W Bush, por pothuajse të gjithë udhëheqësit e komunitetit dhe sidomos ata që kishte intervistuar Stacy ishin me Partinë Demokrate dhe kandidatin John Kerry.
Stacy ishte liberale dhe donte të tregonte se shqiptarët ashtu si shumica e amerikanëve nuk e donin më presidentin Bush.
Unë besoja se Bush mund të fitonte dhe me çështjen e Kosovës të mbetur varur, nuk doja që ky deklarim vote në media të keqpërdorej kundër interesave tona, nëse dikush do të vendoste ta përdorte.
Kështu që kur më pyeti mua, i thashë një përgjigje që e rrotullonte pak këndvështrimin. I thashë që nuk është çudi nëse shqiptarët votojnë për demokratin John Kerry, sepse Demokratët po punojnë për këtë punë. “Me shqiptaro-amerikanët janë takuar vëllai dhe familjarë të kandidatit John Kerry, Richard Holbrooke, Madeleine Albright, Gen Wesley Clark e shumë të tjerë. Ka shumë shqiptarë që mund të votonin për Presidentin Bush, nëse Partia Republikane do të bezdisej të dërgonte dikë që është popullor mes shqiptarëve si fjala vjen John McCain.”
Kjo ishte rrotullim i mirë i situatës. Nga një anë tregonte se vërtet shumë shqiptarë po preferojnë kandidatin John Kerry. Nga ana tjetër, për këtë e kishte fajin në radhë të parë Partia Republikane ë injoron komunitetet etnike që mund të jenë simpatike ndaj saj.
Në shkrimin e Stacy Sullivan unë num citohesha si shqiptarët e tjerë që kishte pyetur. Fjalët e mia ajo i kishte përdorur si të sajat. Në fakt, një shkrim që tregon se për kë votojnë shqiptaro-amerikanët nuk ka rëndësi për lexuesin amerikan, por fakti që njëra parti nuk po lodhet për votën e komuniteteve është një temë shumë më e botueshme. Stacy nuk ishte treguar profesionale me fjalët e mia, po duke i përvetësuar ajo e kishte realizuar më mirë qëllimin tim. Në fund të fundit, për mua kishte më shumë rëndësi që të bëhej një lloj justifikimi i votës shqiptare, sesa të përmendej emri im. Sot askush nuk e mban mend se kush u citua në atë shkrim, që tregon se lavdia e përmendjes në shkrimet e fushatave mbaron shpejt.
Nëse do të fitonte John Kerry, do të vinin në pushtet diplomatë që e njihnin mirë Ballkanin dhe shqiptarët. Vetë Kerry kishte premtuar pavarësi për Kosovën në 2004. Problemi ishte po të fitonte George W Bush. Dhe kjo e fundit ndodhi. Administrata që për katër vjet e kishte injoruar punën e Kosovës duke ia humbur një periudhë vendimtare sapo kishte marrë edhe një mandat tjetër katërvjeçar.
Për fat të mirë, jo vetëm që vota e deklaruar e udhëheqësve të komunitetit nuk bëri shumë lajm, por mandati i dytë solli në krye të diplomacisë Condoleezza Rice, të cilës shqiptarët i kanë dhënë më pak mirënjohje sesa meriton.
Kjo histori e vjetër ia vlen të kujtohet për arsyen e thjeshtë se ajo përsëritet në një farë mënyrë çdo katër vjet.
Unë e respektoj zgjdhjen e republikanëve për të trajtuar amerikanët të gjithë njësoj dhe jo të ndarë në grupe etnike. Por në planin pragmatik të fushatave kjo do të ndihmojë gjithnjë demokratët.
Shumë shqiptarë të Amerikës kanë shprehur simpatinë e tyre për Donald Trump. Shumë kanë votuar rregullisht për dekada për Partinë Republikane. Po nuk është sekret që pothuajse asnjë shqiptar nuk është dalluar në Kuvendin Kombëtar Republikan, në Cleveland, Ohio, një qytet që ka një komunitet të vjetër dhe një të ri shqiptaro-amerikanësh. Nga ana tjetër, Kuvendi Demokrat ofron një tjetër pamje.
Qysh në hapjen e tij, në mëngjezin e ditës së parë, Kuvendi vuri në qendër të vëmendjes, kaukusin etnik dhe një shqiptaro-amerikane, Tanya Domi, veterane e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara, ishte nga folëset kryesore që u ngjit në tribunë. Aty përmendi veç të tjerash gjyshen e saj shqiptare.
Nuk dua të jem i njëanshëm në këto komente, po një kuvend partie ku përmenden gjyshet shqiptare është superior ndaj çdo lloj kuvendi tjetër.
Ndër fotografitë nga salla në llogarinë në Facebook të Tanya Domit është një me aktivisten dhe bashkëpunëtoren e gazetës “Illyria” nga Ohio, shqiptaren Anila Nicklos.
Aktivisti dhe biznesmeni Harry Bajraktari ishte aty në sallë me kongresistin Eliot Engel, një mbështetës historik i kauzave shqiptare, bashkëthemelues i kaukusit të interesave shqiptare në Kongresin Amerikan.
Udhëheqës shqiptarë nga Ballkani, si Isa Mustafa, kryeministri i Kosovës dhe Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit, Ilir Meta, kryetar i Parlamentit të Shqipërisë, Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, opozitës kryesore në vend, Olta Xhacka dhe Pandeli Majko, ish-kryeministër i Shqipërisë nga Partia Socialiste ishin gjithashtu në sallën e madhe të Demokratëve.
Gjatë viteve shumë shqiptarë si Ilir Zherka, Dritan Zela, Tanya Domi, Ken Biberaj etj kanë qenë pjesë të strukturave kryesore të Partisë Demokrate që është kujdesur që shqiptarët të shohin veten në fushatat e kësaj partie.
Sikur të mos mjaftonte mungesa e specializuar e vëmendjes që është traditë e Partisë Republikane, kandidati i saj Donald Trump duket se po ua dorëzon demokratëve edhe avantazhin që i ka bërë në vite shqiptarët të respektojnë më shumë këtë parti sesa Demokratët: Qendrimin e vendosur ndaj Moskës, si në kohën e Luftës së Ftohtë edhe tani në kohën e politikave luftënxitëse e proserbe në Ballkan. Gjëja e fundit, që shqiptarët mund të imagjinojnë është një president me mungesë të theksuar interesi për t’iu kundërpërgjigjur Vladimir Putinit në lojërat e tij të reja në Europë. Nga njohja e Kosovës, te integrimi i rajonit në NATO e BE, te zbutja e Serbisë me fqinjët te demokratizimi në Maqedonie te lufta ndaj prirjeve fashiste në Greqi, Moska mbetet një shqetësim real sigurie e jo një fantazi neokonservatore apo një çështje marrëdhëniesh personale me Putinin.

Tanya Domi duke folur në hapje të Kuvendit të Demokratëve, në seancën e Kaukusit Etnik, ku ajo është bashkë-kryetare. (Foto nga Maureen Pikarski)

Tanya Domi duke folur në hapje të Kuvendit të Demokratëve, në seancën e Kaukusit Etnik, ku ajo është bashkë-kryetare. (Foto nga Maureen Pikarski)

Nga e majta, kryeministri Isa Mustafa, kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright.

Nga e majta, kryeministri Isa Mustafa, kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright.

Kongresisti Eliot Engel (majtas) dhe aktivisti Harry Bajraktari.

Kongresisti Eliot Engel (majtas) dhe aktivisti Harry Bajraktari.

Pandeli Majko dhe Olta Xhacka, nga Partia Socialiste.

Pandeli Majko dhe Olta Xhacka, nga Partia Socialiste.

Ilir Meta duke u intervistuar nga "Zëri i Amerikës".

Ilir Meta duke u intervistuar nga “Zëri i Amerikës”.

13717188_1195877197130126_1241878089224054938_o
Tanya dhe Nicklos

4 Responses to “Dy parti të mëdha amerikane, po vetëm njëra me shqiptarë në sallën e Kuvendit”

Read below or add a comment...

  1. USA says:

    une jam me origjine shqipetare dhe mora pjese ne konventen republikane.hiqni dore nga turqizmat duke tenduar ta ballkanizuar ameriken.mesoni nga amerikanet qe mbasi lindin ketu vene ameriken te paren.te vetmit popuj qe kurre nuk behen amerikane jane shtete leshi si:vendet latine,greket,cifutet,arabet dhe shqipetaret.shtete me bazament si gjermania,franca,italia.,irlanda,polanda e cet. bahen 100% amerikane.dhe nuk merren me budallalluqe si te hapin shkolla me gjuhet perkatese sic bejme ne.

    • pallavesh says:

      O USA, ku ke qene ti te konventa e republikaneve se nuk te kemi pa. Apo i fut i gote raki dhe te dulet sepo fol me trampin dhe kllintonen.

      Do e kishte mor vesh gjithe shqipria, qe ka qene nje shqiptar te Trampi. Sala do ta kishte bo nje telefonate personale nga Tirana Zoti USAAAA jam shume i gezuuum. Edhe Edi ta kishte nis nje pikture me bojatisje.

  2. Shqiptar Çam says:

    Nuk me hiqet nga mendja vizita e Zonjes Hillary Clinton ne vitin 1999 ne kampin ku ishin strehuar Shqiptaret e debuar nga Kosova;ne New Yersey, bashke me Gezimin e Femijeve te Perqafuar
    Z.Clinton si Nene dhe grua e Rralle , me syte plote lote, takonte dhe perqafonte Femijet e porsa ardhur nga Kosova Shqiptare.
    Dashuria dhe permallja e saje tregonte Dashurine dhe Respektin per Njerezite e debuar nga Vatrat e tyre shekullore
    Njohurite, Respekti dhe Vendosmeria per te Mbrojtur te Drejtat Njerezore jane disa nga Karakteristikat Dalluese te Presidentes se Ardheshme te USA.
    Kam Shume Besim se ne Shqiptaret e te gjitha Trevave Shqiptare
    DO TE VOTOJME UNANIMISHT PER Z.HILLARY CLINTON !!

  3. sali ramadani-uskana says:

    Per cilen Parti-Kandidat per President te SHBA-ve(do)duhet te percaktohen dhe votojne shqiptaret,si me te pershtatshmin per zgjidhjen gjithekombetsare shqiptare,kryesisht,ne baza paqesore,mirepo…,ne se nuk zgjidhet ceshtja gjithekombetare shqiprare dhe behet lufte(sic?!):Cka atehere?!

    TE GJITHE DUHET TE MENDOJME MIRE,TE ANGAZHOHEMI DHE PERCAKTOHEMI DREJT DHE SHPEJT (sic?!)

    – .Sidhe rendome,ri)botoni si ARTIKULL,por edhe si art-koment (sic?!), ne te gjithamediat e shkruara dheelektronike gjithekombegtare shqiptare dhe nderkombetare..

    Duke qene se ex (de facto) Deputeti i Popullit Shqiptar…,sic eshte theksuar ne me shume raste gjate tere jetes,perbri rreth 20 veprimtarive dhe aktiviteteve profesionale gjithekombetare shqiptare,ne radhe te pare gjate tere jetes eshte,kryesish, eshte marre,merret dhe do te merren ne kontinuitet,per zgjidhjen me problematike dhe diskutabile gjihekombetare shqiptare,duke deshiruar qe me te te merren kryesisht te gjithe shqiptaret e devothshem dhe patriote,sepse kjo eshte me e qenesishme se te gjitha te tjerat…
    Duke qene se eshte theksuar me shume here dekada me radhe,ne menyre te vecante ne Simpoziumin Shkencor Gjithekombetar Shqiptar dhe Nderkomebtar: “Shqiptaret dhe Evropa:dje,sot dhe neser”,ne organizim te Akademise se Shkencave dhe Arteve te Kosoves dhe te Institutit Albanologjik te Prishtines,me kryetar Akad.Prof.Dr.Rexhep Qosja,veprimtsrin e shquar,Adem Demaci etj….
    Duke qene se autori i ketyre rreshtave gjate pese diteve (23-27.05.1990)me pjesemarrjen e rreth 130 punetoreve me eminente shkencore shqiptare dhe te huaj u prezantua me tri kumtesa,de facto,por edhe de iure: “Ceshtja e ribashkimit te shqiptareve- ceshtje e domosdoshme e kohes”, (me rreth 60 faqe te paraqitura per botim),”Si te zgjidhet ceshtja gjithekombetare shqiptare”(prezantuar per lexim tekstualisht)dhe “As Federate,ose Konfederate,por Referendumi Gjithemombetar Shqiptar” (lexuar verbaklisht,ne vend ne 10-13 kaqe,si rendome,lejuar me 23 faqe,harruar ose “hutuar” nga kryesuesi i seances respektive nga ana e Prof.Dr.Shefqet Pllanes,duke u mahnitur edhe personalisht dhe percjellur nga shkencetaret me eminente dhe me mijra spektaatore ne Amfiteatrin e madhe te Fakultetit te Filologjise te Universitetit te Prishtines…(sic?!)…
    Ky digresion i paevitueshem,si hyrje,si licet compatari (nese mund te krahasohet)dhe mutatis mutandsis (ne se mund te te ndryshohet),vlen edhe per kete shkrim te sotem rreth percakytimit konkret te shqiptareve te Ametikes se Madhe Kryemike te Gjithe Popullit dhe Kombit Shqiptar,ne te gjitha trojet gjithekombetare shqiptare,qe nga ato me shumice ne dy shtetet,te treten de facto (Shqiperia jone e dashur,Republika e Kosoves Martire,Ilirida Shqiptare nen FYRO-in sllavo-me),ne dy me pakice dhe te roberuar e me shumice te asimiluar (MalZiu,akosova Lindore),ne te pestin te debuar ose asimiluar (Cameria dhe Greqia Shqiptare) dhe Diaspora shumemilioneseh Shqiptare qe nga Turqia,gjashte deri rreth 40 milione (sic?!),kreyesisht te asimiluar,sikurse dhe shqiptaret e Kalabfrise e Sicelise,me Itali,tere Evrope,Ameriken,Australine etj.etj….
    Pra,si petekst te votimeve per Presifent te Amerikes Kryemike te Popullit dhe Kombit Shqitar,duhet vepruar me seriozisht se kurre, se si te votojne shqiptaret e Amerikes,vecanesiht gjate ketyre zgjedhjeve Presidenciale dhe si te percaktohen moralisht edhe te votojne nga te gjashtet rojet shqiptare dhe Diaspora e Madhe Shqiptare Boterore,per tu percaktuar dhe perkrahur shqiptaret e Amerikes,kesaj radhe me te ribashkuar,me te konsoliduarse kurre,per tu percaktuar per njerin nga te dy kandidatet per President te Amerikes,me dilemen dhe percaktimin shume serioz deri ne nivelin me te larte shkencor dhe pefcaktuar definitivisht,sepse,qe te dy i kane edhe perparesite dhe “dobesite” e veta individuale:
    1. Per Kandidat, i cili presupozon premisa per zgjidhje paqosre te te gjitha problemeve te some,ose
    2. Per shenjat paraprake se zgjidhja e problemeve ndrekombetare,pra edhe te shqiptatreve nuk mund te zgjidhet ne baza paqesore,por duhet pergatitur seriozisht per zgjidhje ushtarake dhe jo me viktima katastrogike,por edhe me fitore definitive te Amerikes,pra edhe te Popullit dhe Kombit Shqiptar (sic?!)
    Pra,ky eshte edhe qellimi kryesor,per krahasim nga nje artikull i ngjajshem i para ca muajeve,kryesisht shume i pa percaktuar ne radhe te pare me konkret,por jo edhe defintiv,duke e lere per heren e trete,shpresoj,te fundit dhe perfundimtare,duke u konsuktuar,por edhe takuar DOMOSDO me koleget e mije si vellezer shkencore-publicistike-zhurnalistike,me paradestinim tejet serioz,mundesisht ne Shkup,Prishtine ose Tirane,me pretekst per nje kontakt epekil te ca qindra mediave elektronike dhe te shkruara,kryesisht dhe fllimisht,shqiptare te tere botes,per 3-4 media te zhanreve te ndryshme te perbashketa,per interes te perbashket,me qellimin kryesor,destinuar per zgjidhjen e ceshtjes gjithekombetare shqiptare,kruesisht ne baza paqesote,por jo edhe me cdo kusht (sivc?!),duke e shfryetezuar rastni,bile tejet urgjent,per takimin historik,fillimisht, me pas nga poashtu rreth 5 perdaqesues te mediave me te njohura shqiptare,sidhe personaliteteve me reprezentative shqiprare deri ne Ameriken e Madhe Kryemike te Shqiptareve per des tinimin e ketyre dy ceshtjeve me esenciale gjithekombetare shqiptare (sic).
    Pra,edhe me konkretisht,te gjitha,se paku rreth 100 media elektronike dhe te shktruara,me te cilat ka bashkepunuar,bashkepunon dhe do te bashkepunoje edhe ne konstinuitet autori i ketytre rreshtave, me bahkepunetoret e rregullt ose periodike,te me drejtohen urgjentisht ne adresen te cilen e keni gati qe te gjithe,ose e huazoni te mediat me aktive ne 6 dhe deri ne ata te Diaspores se Madhe Shqiptare, ato te Ametrikes Krryemike te te gjithe shqiptareve!
    Pra,veproni urgjentisht,,per sendertimin e ketij propozimi efikas unikal,filimishtt,te te gjithe shqiptareve etj.,dhe per mediat e ribashkuara shqiptare deri ne nivelin me te larte shkencor-publicistik-zhurnlistik deri ne kulminant kreativ.

    Me respekt te jashtezkonshem,duke pritur urgjntisht mendimerin e te gjitha mediave te respektuare si publikisht,ashtu edhe personalisht,por urgjentisht,me qellimet me fisnike dhe pa kurfare interesi te autoritper vec te shkrimeve te njohora te perdishme.

    SALI RAMDANI-USKANA

    (ish-Kercova e anashkaluar, e neperkembur, e tradhtuar…,me shpresas dhe indicje per zgjidhje ugjente,mundesisht,paqesore,deri ne instancen e fundit…FUNG!)

Comment

*