Dy rojet shqiptare para portës” e Paja Jovanoviqit shitet në Londër

Londër, 29 prill 2018 – Piktura e njohur “Dy rojet shqiptare para portës”, e cila është një nga kryeveprat e piktorit serb të shekullit të XIX, Paja Jovanoviq, është shitur në Londër.

Kjo pikturë, e cila i paraqet dy roje shqiptare në Egjipt, është bërë piktura më e shtrenjë të këtij piktori.

Ajo është shitur në ankandin e famshëm të artit “Sotheby’s” për 465 mijë stërlina.

Blerësi i pikturës nuk është publikuar.

Mediet serbe e ka kritikuar ashpër Qeverinë e Serbisë që nuk po investon në blerjen e këtyre veprave për fondin e Muzeut Kombëtar të Serbisë.

Paja Jovanoviq, i cili njihet si “orientalisti” më i madh serb, i ka 8 tablo me tema për shqiptarët. Ai ka udhëtuar disa herë në Shqipëri. Ai ka qëndruar në Shkodër, ku është njohur me kostumet kombëtare shqiptare dhe ka krijuar  një miqësi të fortë me piktorin e shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Kol Idromeno.

Jovanoviq ka qëndruar në mesin e shqiptarëve edhe jashtë vendit, që nga Mali i Zi e deri në Egjipt.

Ai njihet si njëri ndër piktorët e rrallë që ka nxjerrë me ngjyra në pëlhurë madhështinë dhe krenarinë e shqiptarëve, së bashku me rrobat karakteristike të tyre.

Ndër pikturat me temë shqiptare janë: “Përgatitja e nuses shqiptare”, “Mësimi i shpatës”, “Vallja e shpatave”, “Vajza me çifteli”, “Dredhja e duhanit”, “Shqiptari duke pushuar”, etj.

Asnjë nga këto piktura nuk është pronë e fondit të ndonjë galerie në Shqipëri apo e ndonjë koleksionisti shqiptar, shkruan Koha.net. (r.m.)

Comment

*