Dy viktima nga i ftohti në Pogradec dhe në Fier

Në Fier një 40 vjeçar është rrëzuar aksidentalisht në rezervuar teksa tentonte të kalonte mbi sipërfaqen e ngrirë të tij.

Ngjarja është regjistruar reth orës 13: 20 minuta në liqenin e fshatit Petovë të Fierit.

“Shtetasi H.Xh, rreth 40 vjeç, bari në fshatin Petovë, duke provuar të qëndroi sipër akullit të liqenit, është thyer akulli dhe është fundosur. Për pasojë ka gjetur vdekjen” informon policia.

Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Gjithashtu në vendngjarje janë nisur polumbarët për të bërë të mundur nxjerrjen e viktimës nga thellësia.

Ndërkohë në qytetin e Pogradecit është gjetur i pajetë në banesën e tij 40 vjeçari Renato Shuka, i njohur edhe si Anastas Shuka, me emrin e pagëzimit. Burime nga policia e Pogradecit bëjnë me dije se viktima, nuk kishte ndezuar ngrohje në banesë, dhe dyshohet se ka gjetur vdekjen nga hipotermia si pasojë e temperaturave të ulëta.

/Oranews.tv/

Comment

*