E Lumja Marije Tuci, martire dhe shenjtëreshë e kishës katolike dhe e Shqipërisë

Shkruan: Lekë Mrijaj

Në shtatëdhjetē vjetorin e vrasjës së Lumes Marije Tuci, nga bandat farize famkeqe kriminale shtetërore enveriste, kësaj radhe në shënjë kujtimi “IN MEMORIAM” po e paraqes një veshtrim të libërthit: ” Marije Tuci “- Mirditorja që e deshi jetën duke e dhuruar atë” të autorit, Atë Leonardo Di Pinto O.F.M. Është e vetmja femër në listën e martireve shqiptare mbi te cilet u krye procesi dioqezan i kanonizimit dhe u Lumturuan dy ipeshkvij, 21 meshtarë dioqezanë, 7 eshtarë françeskanë, 3 jezuitë, një seminarist dhe katër laikë ndër ta edhe Marije Tuci, e vetmja femër. Ishte Papa Françesku, i cili e nënshkroi dekretin më 26 prill 2016, të cilët 38 prej tyre të kompletuar u shpallën të Lum në Shkodër, më datën 5 nëntor të vitit 2016, përmes një meshë solemne kremtuar në Kishën Katedrale të Shën Shtjefnit, e cila meshë kryesohej nga prefekti i atëhershëm i Kongregatës së Vatikanit për Çështjen e Shenjtorëve, kardinali Angelo Amato.
Libri ” Marije Tuci “- Mirditorja që e deshi jetën duke e dhuruar atë” të autorit, Atë Leonardo Di Pinto O.F.M. është libër i mirë, të themi simpatik, me shkrime historike e studimore të huazuara nga libri “Atë Vinçenc Prennushi me shokë martirë”, (e botuar në dy gjuhë, shqip dhe italisht) botim i Arqipeshkëvisë Shkodër-Pult (me lejën e Imz. Angelo Masafra) e që është dhënë dhuratë (të gjithë pjesmarrësve pas meshës shuguruese) me rastin e ceremonisë së fillimit të shërbesës baritore të don Gjergj Metës , ipeshkëv i emëruar në dioqezën e Rrëshenit.
Në këtë broshurë ka përmbledhje kujtimesh, me radhitje të virtyteve dhe karakteristikave lapidare që përbënin të Lumen Marije Tuci, e cila ishte Aspirante e Motrave Françeskane Stigmatine duke rrezatuar në çdo segment, qoftë në rrafshin shpirtëror universal fetare, fisnor, kombëtar e njerëzor.
Që në hyrje të librit, imzot Gjergj Meta, veç tjerash pohon: “Kam dashur si homazh për shugurimin tim ipeshkvnor t’ju dorëzoj biografin e Marije Tucit, njërës prej martirëve të shpallur të lume me datë 5 nëntor 2016 në Katedralen e Shkodrës, e cila ishte e vetmja femër në listën e martirëve të kohës së komunizmit” (f. 3). Përmbajtja e librit rezulton me disa të dhëna biografike, faktike historike, në ç’rast aty e gjejmë të shkruar në mënyrë të kompletuar biografinë e tashme e Marije Tucit, e cila ka lind 12 mars 1928 në Nderfushatin e Rrëshenit, e cila që prej datës 7 dhjetor 1996 është seli ipeshkvnore, në vend të selisë më të lashtë të abacisë së Oroshit. Rrjedh nga një familje patriarkale, familje e cila jetonte me Zotin, në harmoni jo vetëm me familjën por edhe me miqtë dhe mbarë të dashurit të saj. Familja e saj përbëhej nga katër fëmijë: Marku, Marija, Luçja dhe Liza të cilët jetonin në një bashkësi me motrën e babait Angilia (e pamartuar) dhe vëllain e babait Zefin me bashkëshortën Dilën. Si Marija gjithashtu edhe vëllai i saj i madh-Marku, morën Sakramentin e Pagëzimit nga tashmë: I Lumi dom Jak Bushati, i cili në atë kohë ishte famullitar i Kishës në zonën e Gëziqit. Marija, ishte nxënëse e shkelqyeshme në shkollën e motrave Stigmatine qe nga mosha 12 vjeçare ku edhe mbaroj shkollën fillore dhe të mesme në qytein e Shkodrës. E potencuam sipër se ky libër, është me një përmbledhje kujtimesh nga shumë deshmitar të kohës së Marijës, duke filluar nga motra saj më e vogël Liza, (f. 5,6,7,11,17), mbijetuara e burgut një shqiptare fisnike e përkatësisë muslimane, Olimbi Baruti, (f. 13), Vida Matlia, (f. 14), një motër stigmatine m. Jorgjia Bugareci (f. 15), si dhe Ndue Ndoci (f. 7,14,19). Deshmitarët në fjalë të siperpërmendur e pershkruan të vertetën dhe vetëm të vertetën pikërisht bënë mbarëvajtjën dhe rrjedhën faktike të përgjithshme jetësore të Marije Tucit, perfshirë: arrestimin, persekutimin, terrorizimin dhe vrasjën së saj nga pushteti mesjetar komunist ferezijan enverist…
Gjatë rrefimëve e para ishte Liza, motra Marijës, e cila thoshte se motra e saj ishte një vajzë e kompletuar me të gjitha virtytet. Kishte një miqësi e marrëdhënie të mira me fëmijtë e komshinjve. Ajo merrte pjesë në çdo të diele në meshën shënjte dhe kungohej me kungim përherë duke marr Krishtin për zemër. Pak vite me vonë, pikërisht në moshën12 vjeçare, Marija u kërkoi prindërve të shkonte në Shkodër për të vazhduar shkollën te Motrat Françeskane Stigmatine për të filluar jetën rregulltare të thirrjes. Ajo shkoi për të ndjekur shkollimin në Shkodër, sepse aty ishte edhe vëllai ynë Marku, i cili studionte pranë kolegjit Saverian të Jezuitëve, e cila u konsolidua duke studiuar e duke jetuar si nxënëse e brendshme tek motrat Stigmatine dhe ky formim e karakterizoi krejt jetën e saj të re që do të thotë se ishte e pergaditur shumë mirë në rrafshin shpirtëror e cila lutej përherë me rrozare me një devocion të veçantë për Zotin, Krishtin dhe Zojën e Bekuar dhe gjithmonë në gishtin e dorës së saj të djathtë mbante një unazë me imazhin e Zojës së Bekuar, duke e ftuar përherë Zojën e Bekuar me fuqin e zemrës së saj tamam duke ndjekur shembullin e Shën Françeskut të Asizit, tha motra e saj-Liza. Në vazhdim Liza, veq tjerash shton duke thënë Marija, ëndrrën e saj nuk arrit ta relizonte, sepse natën e 24 dhjetorit 1946, dy vite pas ardhjes së regimi komunist, instituti i motrave dhe shtëpia u mor dhunshëm nga regjimi komunist të cilat janë përndjekur në tërsi misionarët shpirtërore nën arsyetimin se se regjimi ndihej i besdisur nga motrat e nderit të cilat drejtonin një shkollë shumë të ndjekur, të afirmuar dhe të vlerësuar për seriozitetin e mësimëdhënjes dhe për vlerat katolike që jepte ajo shkollë. Me ndërhyrjen e Ipeshkvit, Imzot Frano Gjinit, të cilin pas disa muajsh do ta arrestonin, e motra Liza thotë: Marija, fillimisht u ngarkua nga regjimi për të mbajtur, në fshatin tonë Ndërfushaz, duke mbajtur një kurs shkollor e më vonë gjithmonë nga regjimi u dërgua t’u jepte mësim fëmijve të shkollës fillore të gojanit. Pastaj shkoi në shkollën fillore të Sangut, në Fan, ku qëndroi një vit duke jetuar nëpër familje. Në kursin që mbajti në Ndërfushaz pata marrë pjesë edhe unë tha Liza.
Marija u arrestua në moshën 21 vjeçare nga agjentët e policisë se Rrëshenit në ditën e marte më 11.08.1949, sapo ishte kthyer në familje nga pushimet verore të të cilën e futën në një kanal të hapur afër kodrës së lumit Fan përballë Rrëshenit, gjë qe siq e pohon Liza, nga atëherë nuk e kam parë kurrë motrën time.
Për Marije Tucin, flet edhe e mbijetuara Olimbi Baruti, e cila ishte e mbijetuara tjetër shqiptare e përkatësisë muslimane e cila që në fillim thotë se për një muaj ishte shoqe qelie me Marijen, para të gjithash z. Baruti ka folur për kushtet e paimagjinueshme të burgut e cila ishte një birucë meshetare jashtë çdo kriteri edhe pse e quanin qeli. Ishte e ashtuquajtura qelia nr. 13 pa dritë, as ajër, pa pasur mundësi të laheshim e të ndërroheshim, ushqimi i përditshëm ishte bukë, ujë, groshë ose makarona “. Marija ishte inteligjente, guximtare, me një fe të madhe, lutej shumë në burg, ishte kundër komunizmit tha në fund deshmitarja e burgut, z Olimbi Baruti.
Deshmitarja tjetër, motër Jorgjia Bugareci (motra stigmatine) si dhe Ndue Ndoci i cili ndodhej në burg në të njejtin vend dhe thoshte se Marija ishte torturuar dhe keqtrajtuar në burg dhe se nuk e njihte fare, madje se kur e kishte parë, vertetë nuk e kishte njohur pra dukej si një grua tejët e dermuar plakë. Ndou e kishte pyetur se kush je ti? Jam Marije Tuci, gjë qe nuk mund t’i besoja thoshte Ndou, dhe i thashë se dukesh si një grua plakë!. Ajo m’u përgjigj se kështu më kanë bërë torturuar e keqtrajtuar këtu në burg. Marija, për veprimet e saja u spiunua nga një grua që quhej Vida Cukni, gjë qe edhe shtypej barbarisht nga një bishë mesjetare i cili ishte hetues e kolonel famkeq qe quhej Hilmi Seiti, i cili ishte anëtar i gjykatës duke paraqitur akuza të rrejshme dhe të pabaza me plotë shpifje. Kishte edhe deshmitar të tjerë të burgut, siq ishin z. Vida Matlia, e cila në birucë (burg) ndau dy muaj të denimit me shoqën e burgut-Marijën e cila veq tjerash thoshte se vetmja menyrë për tu ngrohur në qeli ishte përqafimi me njera-tjetërn. Pikërisht ishte shefi i sigurimit te asaj kohe hetuesi e kolonoli famkeq, Hilmi Seiti, i cili u magjeps nga bukuria e 22 vjeçarës dhe veq tjerash mëndoi se mund të luante e abuzonte me të sipas deshires duke i thënë asaj se ”Do të shpërftyroj deri në atë pikë sa as familja jote nuk do të të njohë”(deshmon edhe shoqja tjetër e burgut, z. Davida Gjonmarkajt), por ishte vëndosmëria e Marijës e cila ishte me një moral të lartë, kur hasi ne rezistencen e saj, ai vendosi ta torturonte ne menyren me barbare. E mbyllën në një thes se bashku me nje mace të egër dhe e goditen me shufra e mjete te forta. Me të nxjerrur nga thesi. Marije Tuci, ndjeu fort afër vetes praninë e Nënës së Krishtit, emrin e të cilës mbante me krenari e nder e cila gjatë jetës së saj sjellët në plotni me një devocion të thjeshtë dhe të thellë, nëpërmjet Rruzares së Zojës së Bekuar. Nga torturat e marra, vdiq në moshën 22 vjeçare në spitalin civil, dy-tri javë pasi ishte shtruar aty, më 24.10.1950. Shkaku i vdekjes së saj, u dha me një arsyetim jo të drejtë, siq u tha kishte një peritonit, madje, sipas çertifikatës së vdekjes, lëshuar nga Bashkia e Shkodrës me 31.05.2002, ajo ka vdekur prej një koliti në zorrën e trashë. Dhe asgjë më tepër!
Andaj në përfundim të kësaj analize të librit: ” Marije Tuci “- Mirditorja që e deshi jetën duke e dhuruar atë” të autorit, Atë Leonardo Di Pinto O.F.M. të cilën e kam bërë në kuadër të shtatëdhjetë vjetorit të vrasjës së saj, nga këndveshtirmi im konstatoj se tiparët e saja të skalitura në jetën dhe veprën shembullore të Marije Tucit, si një vajzë shqiptare e Gjomarkajve dhe si moter me thirrje tamam sigmatike shpirtërore fetare, po kaq edhe si një heroin e qenies sonë shqiptare, do thotë se deshmit e saja janë të mjaftueshme për të parë te bëmat e saja prijatarën e heroinave tona e motrave sigmatike për t’i shërbyer atdheut dhe fesë, si një bashkim i mbivlerave të gjalla shpirtërore, duke mbajtë gjallë ëndrrën e gjallimit të fesë e qenies sonë shqiptare e njerëzore.

 

(Ps: Marije Tuci njihet me mbiemrin Tuci dhe është e fisit të Gjomarkajve, nuk ka të bëjë asgjë me mbiemrin e fisit Tuqi)

Comment

*