E PREKA MURIN E BERLINIT

Nga Eduard Dilo

Sot, 30 vjet më parë u shemb “Muri i Berlinit”, u krye kështu ribashkimi i Gjermanise Lindore me atë Perëndimore.
Në një vizitë që bëra në Berlin, vite më parë, ndjeva emocione te forta kur shkova te vendi ku dikur ishte muri…
Fiksova foto, preka ato pjese te ngeluara deshmi aty dhe gjithashtu shkrova keto vargje:

 

E PREKA MURIN E BERLINIT

E preka Murin, Murin e Berlinit, ate mur ku dikur ndaheshin dy bote…
nje bote plot dhimbje e renkime, dhe bota tjeter nje Epoke!
E preka murin dhe dicka ndjeva,
ndjeva dhimbje per Atdheun tim,
Kane kaluar vite, vite po kalojne dhe ai ende nuk ka sherim…
E preka murin, dy pika lot me rane..
ne trup mornica me kaluan,
si ne film me kaloi jeta ne Atdhe,
aty ku dhe fryme te merrje ishte e ndaluar!

E preka murin, ate mur simbol ,
E preka mbase ai cope mur I shkrete ,
merr gjithe vazhden e vuajtjeve te Atdheut,
E nje dite te bardhe te shohe Shqipëria ime, dikur e Bukura e Dheut!

E preka murin, ato pjese simbol aty…
Dhe te ai mur i shkaterruar.
Kuptova shkaterrimin e sistemit diktature.
Qe vec disa shenja ne Gjermanine e bashkuar. Ishin.., tregonin qe dikur ish diktature…

E preka murin, tronditje une ndjeva,
Ndjeva se dicka po renkonte aty…
nje popull ndare, si Kombi yne.
Qe nuk behet bashke kjo Shqipëri?!.

Eduard M. Dilo

Comment

*