Edhe një ditë për alarm në Kosovë, 15 të vdekur nga COVID-19

Prishtinë, 31 korrik 2020 – Kosova po kalon një periudhë shumë të rëndë të pandemisë së kosonavorusit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) raportoi të premten se në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe 15 pacientë me COVID-19. Sipas IKSHPK-së, të gjithë pacientët që e kanë humbur betejën me koronavirusin kishin sëmundje shoqëruese.

Në të njëjtën kohë, nga testtimi i 459 mostrave të marra nga Qendrën Klirinike Universitare të Kosovës, në spitalet rajonale dhe gjatë gjurmimit të kontakteve të rasteve në terren, janë konfirmuar 226 raste të reja pozitive me koronavirus.

Rastet e fundit pozitive, sipas komunave: komuna e Prishtinës 82, komuna e Podujevës 26, komuna e Fushë-Kosovës 18, komuna e Mitrovicës 15, komuna e Pejës 13, komuna e Gjakovës 12, komuna e Gjilanit 9, komuna e Klinës 7, komuna e Vitisë 7, komuna e Vushtrrisë 7, komuna e Lipjanit 6, komuna e Deçanit 4, komuna e Drenasit 4, komuna e Skenderajt 4, komuna e Malishevës 3, komuna e Ferizajt 2, komuna e Kamenicës 2 dhe komunat e Kaçanikut, Prizrenit, Shtimes, Shtërpcës dhe Suharekës nga 1 rast.

IKSHPK raportoi se në 24-orëshin e fundit është konfirmuar shërimi i 115 pacientëve që ishin të sëmurë nga COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 8.330 raste pozitive. Prej tyre, 227 të sëmurë nga COVID-19 kanë vdekur, 4.578 janë shëruar, kurse aktive janë edhe 3.525 raste.

115 TË SHËRUAR DHE 226 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Friday, July 31, 2020

(r.m.)

Comment

*