Edhe një mirënjohje ndërkombëtare për producenten Dijana Toska

Pas jehonës planetare që pati Himni i Nënë Terezës, ngjarja kjo kulmore e vitit të shkuar, vjen edhe një mirënjohje për producenten dhe ideatoren e kësaj ngjarjeje të madhe, Dijana Toska.
Juria e Çmimit Ndërkombëtar të Arteve të Filatelisë “San Gabriello” e ka përzgjedhur pullën postare dedikuar, Himnit të Nënës Terezë,si pullën më përmbajtësore me karakter fetar.
Autore e pullës postare është Dijana Toska, ndërsa është dizajnuar nga organizata Little People of Kosova, Hilmnijeta Apuk dhe emetuar nga Posta e Kosovës me datë 15 Gusht 2016 me rastin e Shenjtërimit të Nënës Terezë.
Siç merret vesh ndarja e çmimit do të bëhet më 24 Shtator 2017 në Legnano të Veronës në Itali. Si shpërblim Postës së Kosovës do ti akordohet një çertifikatë dhe plaketa e lajmërimit “L’Annunciazione” e punuar nga mjeshtri Enrico Manfrini.

Comment

*