Edhe Rita Ora e nënshkruan peticionin “Put Kosovo on the Map”

Londër, 20 korrik 2020 – Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, i është bashkangjitur peticionit të kosovarëve drejtuar kompanisë Apple, përmes të cilit kërkohet që në hartën e saj të shenjohen kufijtë e shtetit të Kosovës.

Në një faqe të krijuar në Instagram enkas për nënshkrimin e peticionit, me emrin “Balkanism”, Apple Map kritikohet që Kosova nuk është shënuar fare me kufij shtetërorë me Serbinë, por konsiderohet si pjesë e Serbisë.

Shumë artistë e figuira publike, shqiptarë e përkrahës të tyre, i janë bashkangjitur kësaj iniciative duke nënshkruar peticionin drejtuar Apple.

Një ditë më parë, këtë peticion e ka nënshkruar edhe këngëtarja tjetër kosovare me fame botërore, Dua Lipa.

(r.m.)

 

Comment

*