Edhe tre deputetë të Vetëvendosjes japin dorëheqje nga pozitat në parti

Prishtinë, 17 janar 2017 – Donika Kadaj – Bujupi është deputetja e radhës e Lëvizjes Vetëvendosje që ka hequr dorë nga pozitat në kryesinë e partisë dhe në Këshillin e Përgjithshëm të saj.

Kadaj – Bujupi ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Lëvizjen Vetëvendosje, duke mbetur vetëm anëtare e thjeshtë e kësaj partie.

Deri sot është menduar se Kadaj-Bujupu është vënë në krah të albin kurit, të cilin ajo e ka quajtur “lider i padiskutuar”, por duket se gjërat ndryshuan pas mbledhjeve së kryesisë së me deputetët e ëkësaj partie në Kuvendin e Kosovës. Ajo e kishte braktisur para kohe mbledhjen e së hënës, me arsyetim se i kishte disa obligime për t’i kryer.

Bashkë me deputeten Donika Kadaj – Bujupi dorëheqje nga funksionet e tyre në parti kanë dhënë edhe deputetët Dukagjin Gorani dhe Dardan Molliqaj.

Donika Kadaj – Bujupi dhe Dardan Molliqaj kanë qenë anëtarë të Kryesisë së Vetëvendosjes. Molliqaj ka qenë edhe sekretar i përgjithshëm organizativ i partisë. Ai kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pak kohë para publikimit të mosmarrëveshjeve me ideologun e partisë, kandidatin e vetëm për këtë pozitë, Albin Kurtin. (r.m.)

Comment

*