Edi Rama e përkujton Haxhi Zekën, në 184 vjetorin e lindjes

Tiranë, 20 dhjetor 2016 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një postim në profilin e tij në Facebook, ka shënuar 184 vjetorin e lindjes së Haxhi Zekës, anëtarit të komitetit qendror te Lidhjes se Prizrenit, më 1878, dhe ideatorit të Lidhjes së Pejës, më 1899.

Rama ka theksuar se Haxhi Zeka duhet të nderohet e përkujtohet me mirënjohje për punën dhe veprën e tij në shërbim të kombit shqiptar.

Rama ia ka bashkangjitur postimit edhe një foto të Haxhi Zekës, si anëtar i Komitetit qendror të Lidhjes së Prizrenit.

Postimi i plotë i Ramës:

 

“Te gjithe enciklopedite bien dakort me faktin qe me 20 dhjetor 1832 lindi ne Shoshan te Malesise te Gjakoves, nje patriot i madh te cilit mezi i permendet emri ne librat e historise: Haxhi Zeka (Zejneli), ideator i Lidhjes kombetare te Pejes ne janar 1899, rene deshmor tre vite me vone.

Ne kete foto shfaqet si anetar i komitetit qendror te Lidhjes se Prizrenit me 1878, si perfaqesues i trevave kosovare. Mollah i arsimuar, Haxhi Zeka do te kete ne programin e tij si pike te panegociueshme celjen e shkollave shqipe kudo ne viset shqiptare.

Haxhi Zeka ka punuar fort per emancipimin kombetar dhe figura e tij duhet te kujtohet me mirenjohje”.

(r.m.)

haxhi-zeka-2

Comment

*