Edi Rama kujton Betejën e Mashkullores

Tiranë, 18 mars 2018 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  e ka kujtuar Betejën e Mashkullorës, të zhvilluar më 18 mars të vitit 1908, raporton gazeta “Koha jonë’.

Të dielën, në rubrikën “Amacord”, në rrjetin social Facebook, Rama ka shkruar se kujtimi për Betejën e Mashkullores është ruajtur në këngën e famshme popullore “Te rrapi në Mashkullor”, e cila ishte regjistruar për herë të parë në pllakë gramofoni në vitet 1920.

Postimi i Kryerministrit Rama:

“Pak kohë pasi patriotët Hito Lekdushi dhe Bajram Ligu Prongjia, çuan prapa diellit bimbashin e njësisë pushtuese në Gjirokastër, me 18 mars 1908, Çerçiz Topulli me trimat e tij u angazhua në betejën për jetë a vdekje të Mashkullores.

Kujtimi i asaj beteje u ruajt në këngën e famshme popullore të dashur për të gjithë, regjistruar për herë të parë në pllaka vinili në vitet 1920.

Krenar gjithnjë për atë betejë që u bë këngë dhe përjetësoi shtatëshen burrërore, Çerçiz, Mihal, Hajredin, Asllan, Zeman, Hito e Myftar”.

(r.m.)

Comment

*