Edi Rama kujton Heroin e Kosovës Idriz Seferi

Tiranë, 26 mars 2017 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në rubrikën e tij të zakonshme “Amarcord”, e ka kujtuar Heroin e Kosovës, Idriz Seferi, me rastin e 90 vjetorit të vdekjes.

“Lavdi Idriz Seferit, heroit të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve në muajin e 90 vjetorit të ndarjes së tij nga jeta”, ka thënë Rama.

Idriz seferi ishte udhëheqës ushtarak i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Ai ka marrë pjesë në Kuvendin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878. Ka vdekur më 25 mars 1927, me ëndrrën për çlirimin e Kosovës. (r.m.)

One Response to “Edi Rama kujton Heroin e Kosovës Idriz Seferi”

Read below or add a comment...

  1. Ismail says:

    Odhise Paskali,kur solli ekspoziten e Tij te pare ne Prishtine,kishte edhe nje portret ne bronz te Idriz Seferit,Ne hapje te ekspozites,para te pranishmeve, Odhise,nder te tjera, pat then:” Ky ishte burre me dy pale mustaqe”.

Comment

*