Edi Rama paralajmëroi tërheqjen e padisë ndaj Ramush Haradinajt

Prishtinë, 30 qershor 2020 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se do ta tërheqë padinë ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Rama, në një konferencë për media në Prishtinë, tha se padinë e tërheq për të ndihmuar bashkimin e forcave politike në situatën që ndodhet Kosova. Ai konfirmoi se Haradinaj e ka refuzuar ftesën e Ramës për takim.

“I bëra ftesë, aty ku do të dëshironte ai, si paditësi që shkon te i padituri. Besoj që nuk ishte ai që duhet të ulej për ta hapur derën. Por, doja që më të ta diskutoj këtë temë që është shumë më e madhe se të gjithë ne, se impliket ndaj Kosovës mund të jenë më të mëdha. Do ta tërheq padinë, jo që ajo është e vogël për mua, por sepse sot duhet të bashkohemi të gjithë. Nuk e di çfarë roli ka tërheqja e padisë në raportin mes nesh. Me padi dhe pa të, Ramush Haradinaj nuk është kryeministri, politikani, por një figurë historike dhe nga aty nuk e lëviz askush, sado që kryeministër i keq është. Padia do të tërhiqet edhe zyrtarisht”, ka thënë Rama.

Në muajin janar, Rama e ka deponuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës një padi për shpifje ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Aji që nga Rama është cilësuar si shpifje ka të bëjë me idenë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Haradinaj e ka akuzuar publikisht Ramën për përjrahjen e kësaj ideje, e cila konsiderohet si eufemizëm për ndarjen e Kosovës.

(r.m.)

Comment

*