Edon Zhegrova do të luajë për Kosovën

Prishtinë, 6 mars 2018 – Futbollisti i ri Edon Zhegrova ka vendosur të luajë për Kosovën. KTV raporton se futbollisti i ekipit belg “Genk” do të luajë për ekipin e parë të përfaqësueses së Kosovës.

Në një fotografi të publikuar nga KTV-ja, Zhegrova shihet së bashku me kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrrin.

Talenti kosovar 18 vjeçar, Edon Zhegrova, e ka nisur karrierën e tij te “Flamurtari”, i Prishtinës.

Ai ka pasur oferta të luajë edhe për përfaqësuesen e Shqipërisë.

Në një intervistë për KTV-në, ai ka shfaqur shpreswn se që në sezonin e tij tw parë do të fitojë trofe. “Genk” është plasuar në finale të Kupës së Belgjikës, Triumfi në Kupë do t’ia siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Evropës, i cili është objektivi kryesor i skuadrës. (r.m.)

Comment

*