Efektet e Pandemisë në ekonomi!

Ermir Dardha

Ermir Dardha

E dyta rritja e kohës për trajtimin e një klienti. Në fjalë të tjera pas çdo vizite të një klienti ka një kohë të ndërmjetme e cila i dedikohet trajtimit me solucionet dizinfektues, kohë kjo që nevojitet për të pregatitur ambjentet e bizneseve për klientin e radhës.

Burimi: Fondi Monetar Ndërkombëtar, Papunësia 6 Mujori i I-rë 2020.

E treta rritja e borxhit. Si tek individet dhe tek bizneset kostot rriten gjatë periudhës së pandemisë. Ndërkohë që të ardhurat nga ana tjetër ulen. Zgjidhja e përkojshme është përballimi i situatës duke rritur borxhin. Rrota e ciklit të transaksioneve ngadalësohet dhe të gjithë janë të humbur si individi si biznesi, konsumatori, shteti, tregjet etj. Më pak njerëz në punë dhe më pak produkte dhe shërbime të ofruara nga bizneset ekonomia shkon në recension. Për rrjedhojë kemi ulje të konsumit global.

Burimi: ShopperTrak Raport 6 mujori i I-rë 2020.

Cilat janë zgjidhjet e propozuara? Zgjidhja është adaptimi i të gjithë aktorëve ekonomik në situata pandemie. Ulja e kostos operative duke perdorur forma alternative të shërbimeve në distance. Apo përshtatja e bizneseve për ofrimin e shërbimeve nëpermjet internetit dhe shitjeve telefonike nëse ështê e mundur apo shërbimi nga dritarja. Edukimi i klientelës me një stil të ri konsumi duke rritur shërbimet dhe produktet nëpermjet shërbimeve postare etj.

Burimi: Bloomberg, Lëvizjet e Bursës 6 Mujori i I-rë 2020.

Roli i institucioneve shtetërore është në përshtatjen e infrastrukturës ekonomike, në mënyrë që proçesi kombëtar, apo ndërkombëtar i shkëmbimit të parasë në sherbime dhe produkte të mos të vdesë e për rrjedhojë ekonomia të rekuperojë. Investimi në metodat e pagesave të sigurta nëpërmjet internetit. Si dhe mundësia e zhvillimit ekonomik të jetë më produktiv dhe prodhues. Që si rrjedhojë numri i vendeve te ofruara të punës të jetë sa më i lartë në këtë periudhë pandemie. Si do qoftë në kohë pandemie e para vjen shëndeti, sepse ekonomia mund te kalojë vështirësi por mundet të rregullohet.

Burimi: Fondit Monetar Ndërkombëtar 3 Mujori i I-rë.

Ermir Dardha

Comment

*