Eichhorst: BE pret që Kosova t’i përmbushë kriteret për liberalizim të vizave

Prishtinë, 14 shtator 2017 – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot znj. Angelina Eichhorst, zëvendësdrejtoreshë menaxhuese për Evropë dhe Azinë Qendrore dhe Drejtoreshë për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë, procesin e integrimit evropian të saj dhe hapat që duhet ndërmarrë në këtë proces, njofton zyra e kryetarit të Kuvendit.

Zyrtarja e lartë e BE-së konfirmoi mbështetjen e fuqishme të Bashkimit Evropian për perspektivën evropiane të Kosovës dhe shfaqi shpresën se kosova do të përmbushë sa më të shpejt të gjitha kriteret e BE-së për liberalizimin e vizave.

Veseli tha se institucionet e reja të Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht për përmbushjen e kritereve që mundësojnë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe lehtësojnë rrugën evropiane të saj.

Ai tha se Kosova po punon maksimalisht, së bashku më partnerët e saj, në avancimin e reformave demokratike, forcimin e shtetit ligjor dhe luftimin e korrupsionit e të krimit të organizuar.

Angelina Eichhorst shfaqi shpresën se bashkëpunimi midis Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës do të thellohet edhe më tej.

Në këtë takim ishte e pranishme edhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë ePërfaqësuese e Posaçme të BE-së, Nataliya Apostolova. (r.m.)

Comment

*