Ekipi i kardiokirurgëve me dr.Priftin zëvendëson aortën ascendente në 6 orë operacion

Pacienti me kete diagnoze eshte i moshes 38-vjecare

Ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza” ne Tirane krye nje nder nderhyrjet kirurgjikale ne zemer.

Shefi i Pavionit te Kardiokirurgjise dr.Edvin Prifti per 6 ore radhazi kreu zevendesimin e aortes ascendente apo ndryshe carjen e aortes.

“Edhe pse jetojme ne epoken e covid19, dhe jemi te gjithe te rrezikuar, stafi i sherbimit te kardiokirurgjise ne QSUT eshte ne sherbim per te shmangur vdekjen nga semundje akoma edhe me shume vdekjeprurese sikurse eshte super emergjenca kardiokirurgjikale si diseksioni akut i aortes ascendente apo carja e aortes”, – shkruajti ne profilin e tij ne facebook dr.Prifti.

Operacioni sic shpjegoi dr.Prifti, konsiston ne zevendesimin e aortes ascendente, zgjati mese 6 ore dhe rezultoi me shume sukses deri tashme.

Pacienti me kete diagnoze eshte i moshes 38-vjecare.

Dr.Prifti shkruajti gjithashtu se “ne te gjithe jemi ketu dhe do te bejme si gjithmone maksimumin tone dhe vdekjes i themi non passaran”!

Statusi:

Edhe pse jetojme ne epoken e covid19, dhe jemi te gjithe te rrezikuar, stafi i sherbimit te kardiokirurgjise ne QSUT eshte ne sherbim per te shmangur vdekjen nga semundje akoma edhe me shume vdekjeprurese sikurse eshte super emergjenca kardiokirurgjikale si diseksioni akut i aortes ascendente apo carja e aortes ne nje te pacient mashkull 38 vjecar.

Operacioni qe konsiston ne zevendesimin e aortes ascendente, zgjati mese 6 ore dhe rezultoi me shume sukses deri tashme.

Ne te gjithe jemi ketu dhe do bejme si gjithmone maksimumin tone dhe vdekjes i themi non passaran!

Comment

*