Ekipi i kardiokirurgjisë i dr.Priftit në kufijtë e shkencës (video)

U krye në Tiranë operacioni i kirurgjisë mininvasive të valvolës mitrale nën videoskopi

Arben Subashi

Ekipi i kardiokirurgëve shqiptarë ka kapur një pikë të lartë të shkencës kur kreu pasdreken e së dielës në Tiranë një operacion të ndërlikuar.

Shtatë pjesëtarët e ekipit të kardiokirurgjisë kryen ndërhyrjen mininvasive të valvolës mitrale nën videoskopi.

Drejtuesi i ekipit dr.Edvin Prifti tha se procedura kirurgjikale konsiston në implentimin brenda kraharorit në anën e djathtë të pacientit të një sistemi kamerash 3-D.

Dr.Prifti, shefi i pavionit, e komentoi në profilin e tij në facebook rastin e parë të kësaj ndërhyrjeje në Ballkan.

Një kufi i progresit shkencor i sapoarritur nga ekipi i kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Në videon bashkangjitur paraqitet një rast, i cili i nënshtrohet kirurgjisë mininvasive të valvolës mitrale nën videoskopi.
Ky është rasti i parë në Shqipëri si dhe në dijeninë tonë në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.
Procedura kirurgjikale konsiston në implentimin brenda kraharorit në anën e djathtë të pacientit të një sistemi kamerash 3-D.
Këto kamera bëjnë të mundur një vizualizim direkt nën një hapje të kufizuar të të gjitha strukturave kardiake, duke shmangur hapjen standarte.
Teknologjia komplekse na u vu në dispozicion në perdorim për qëllime shkencore nga kolegët tanë italianë.
Ekipi përbëhej nga Prof. Edvin Prifti, Dr. Klodian Krakulli, Dr. Fjorba Mana, Dr. Saimir Kuçi, Dr. Alfred Ibrahimi, Ms. Marinela Agolli, Ms. Majlinda Elezi. Komplimentet e mia për të gjithë ekipin për këtë arritje!

In english:

A new border of scientific progress just reached by the team of cardiac surgery at the University Hospital Center of Tirana “Mother Teresa” in Albania. In the attached video we present a case undergoing mininvasive mitral valve surgery (replacement) under videoscopy. This is the first reported case in Albanian and the region of western Balcans and wider including some other countries. This surgical procedure consists in intra thoracic implantation of a 3-D camera which makes possible direct vision of the finest intracardiac structures. This complex technology was given in use for scientific purpose by our Italian colleagues. The team included Prof. Edvin Prifti, Dr. Klodian Krakulli, Dr. Fjorba Mana, Dr. Saimir Kuci, Dr. Alfred Ibrahimi,Ms. Marinela Agolli, Ms Majlinda Elezi. My compliments to all of them.

Comment

*