Ekskurzioni i një idioti

 

                 Daut Dauti

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Ishim shtatë veta në varg. Tre anëtarë fisesh të ulur këmbëkryq, pastaj një djalë i vogël, unë i kërrusur dhe dy fëmijë të vegjël. Fëmijët ishin të rraskapitur nga rrethimi dhe pa energji nga uria. Ata u ulën me shikim tërësisht të vdekur dhe nuk flolën e as nuk lëvizën aspak pos që mbyllnin sytë në ndonjë rast kur shikonin diellin. Gegët flisin për politikë dhe mbështillnin cigare. Unë e ndeza llullën dhe i shikoja barkat me refugjatë që shkonin në shtëpi… Njëri nga fëmijët kishte vënë kokën në prehërin tim dhe kishte fjetur’.

Me këto fjalë Joyce Cary e përshkruan këtë skicë të cilin e ka bërë vetë ai në Shkodër. Skica dhe fjalët janë marrë nga libri i tij “Memoir of the Bobotes” (Kujtimi i Bobotes).

Autori ka qenë i angazhuar në ekipin e spitalit të ushtrisë malazeze gjatë luftërave ballkanike (1912-13) kur kjo ushtri e sulmoi Shqipërinë dhe e rrethoi Shkodrën. Ekipi mjekësor kishte një numër të madh të britanikëve që kishin ardhur t’i ndihmonin kësaj ushtrie, për shkak të dashurisë që kishin për Malin e Zi dhe Serbinë.

Në tërë librin nuk ka asnjë shënim për masakrat që kjo ushtri i kreu ndaj shqiptarëve. Malazezët dhe ushtria e tyre paraqiten si shumë të kulturuar, kurse e keqja apo primitivët janë shqiptarët dhe otomanët.

Natyrisht që Joyce Cary nuk i ka patur sytë e Durhamit, Trockit dhe gazetarëve tjerë britanik që i panë masakrat.

Ky libër nuk është i vetmi i kësaj natyre. Asnjë të keqe nuk ka në këtë libër, edhepse autori ka qenë i angazhuar në luftën dhe në anën që shkaktoi masakra të papara deri atëherë. Lexuesit naivë do t’i krijohej përshtypja që autori ka qenë në një ekskurzion gazmor e jo në një luftë që prodhoi masakra.

Megjithatë, duhet ta falënderojmë autorin për mënyrën se si e ka përfunduar librin. Këto janë fjalët përmbyllëse të librit:

“Nëse ky libër është dëshpërues, duhet të jetë i tillë pasi që në të ka shumë ushqim dhe pak incidente – shumë e ngjashme me jetën e cila është dëshpëruese për të njejtën arsye’.

Çfarë idioti, do të thoshte gjithkush (me arsye) për këtë “njeri”.

(Ky shkrim është postuar në profilin e autorit në Facebook)

 

Comment

*