Ekspertiza mjeko-ligjore vërteton identitetin e Admir Muratajt

Tiranë, 3 maj 2019 – Ekspertiza mjeko-ligjore e ka dorëzuar në prokurori aktin e vdekjes së Admir Muratajt.

Sipas ekspertizës, personi i vrarë në Tapizë pas grabitjes në Aeroportin e Rinasit është vrarë me një plumb dhe gjurmët e gishtave të viktimës korrespondojnë me ato të Admir Muratajt.

Një ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda e shtyu seancën gjyqësore për datën 14 maj, për shkak të mungesës së aktit të vdekjes. Seancën e ardhshme pritet pushimi i hetimit për Muratajn.

Gjykata gjithashtu i ka kërkuar Komisariatit të Vorës që të bëjë kërkime dhe të sjellë informacione në lidhje me Muratajn, ndërsa në Gjendjen Civile në Tropojë nuk është bërë akoma çregjistrimi.

Të enjten, vajza e Admir Muratajt i paditi forcat e Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për vrasje me dashje të të atit. Avokati i vajzës së Muratajt tha se policia mund ta kishte arrestuar, pa e vrarë atë.

Admir Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda Aueroportit të Rinasit. Murataj ishte në kërkim si organizatori i tri grabitjeve në periudhën kohore 2015-2017.

Grupi i tij u dënua me mbi një shekull burg. Ndër të dënuarit është edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj. (r.m.)

Comment

*