Elbenita Kajtazi në Operën e Kilit

Berlin, 10 prill 2017 – Sopranoja nga Mitrovica Elbenita Kajatazi, e cila jeton e punon në Zvicër, po vazhdon me sukses karrierën e saj në botëb e muzikës.

Ajo ka nënshkruar kontratë me teatrin “Municipal National Opera” të qytetit Santiago, në Republikën e Kilit.

“Kënaqësi e lumturi e papërshkrueshme të bëj debutimin e rolit të Sophie nga opera Der Rosenkavalier”, ka shkruar ajo, pasi ka nënshkruar kontratën, transmeton Kultplus.

Kjo është një operë komike dhe Elbenita do ta ketë rolin Sophie von Faninal, vajzës së një borgjezi të pasur.

Ky është një tjetër sukses i sopranos shqiptare, e cila duket se ka të ardhme të shkëlqyeshme në skenën ndërkombëtare. (r.m.)

Comment

*