Elhaida Dani performon në Pallatin e Kremlinit , në Moskë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani, e cila po e realizon ëndrrën e saj, ka disa kohë që punon për projekte të huaja.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Elhaida tregon se ajo do të performojë në njërën prej skenave më të mëdha në botë.

“Ëndrrat bëhen realitet! Duke performuar sonte, për herë të parë, në një ndër skenat më të rëndësishme botërore! Kremlin Palace! Pallati i Kongreseve, Moskë!”, ka shkruar këngëtarja.

Projekti i fundit i Elhaida Danit në gjuhën shqipe ishte kënga “E ngrirë”, me të cilën u prezantua në festivaklin “Kënga Magjike”, ku u vlerësua me çmimin e dytë. (r.m.)

Comment

*