Elina Duni prezanton pjesë të projektit të saj më të ri

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Elina Duni, ka publikuar një pjesë të projektit të saj të fundit, të titulluar “Partir”.

Në kanalin e saj zyrtar në “Youtube”, ajo e ka shpërndarë një video 13-minutëshe që i përfshin disa këngë në disa gjuhë.

Këngëtarja nuk ka bërë të ditur se kur do të publikohet projekti i plotë.

Muzika e Elina Dunit është pothuajse gjithmonë një gërshetim mes xhazit dhe folklorit popullor shqiptar. Ajo përpunon me shumë delikatesë shumë këngë të vjetra shqipe dhe i qaset në mënyrë të veçantë poezisë dhe melosit shqiptar.

Gazeta britanike “The Telegraph” e ka cilësuar albumin e saj të fundit, “Dallëndyshe”, si njërin ndër albumet më të mira të muzikës xhaz.

Elina duni jeton e vepron në Gjenevë të Zvicrës. (r.m.)

Comment

*