Eliza Dushku tregon se ishte abuzuar seksualisht në Hollivud, kur ishte 12 vjeçe

Listës së gjatë të viktimave të abuzimit seksual në perandorinë kinematografisë botërore ‘Hollivud” i është shtuar edhe aktorja me orgjinë shqiptare Eliza Dushku.

Në një reagim të gjatë në profilin e saj në facebook, ajo rrëfen një ngjarjet e dhimbshme që ka lënë gjurmë të errëta në jetën e saj, pikërisht ngacmimin seksual që i është bërë që në moshën 12 vjeçe, kur ajo ishte pjesë e filmit “True Lies”.

“Kur isha 12 vjeç, derisa xhirohej “True Lies”, unë u ngacmova seksualisht nga Joel Kramer, një nga koordinatorët kryesor të Hollivudit”, e nis ajo rrëfimin e saj.

Në një rrëfim të gjatë Dushku flet për herë të parë për abuzimin seksual nga njëri prej njerëzve që duhet të ishte mbrojtësi i saj, por që u kthye në një monstrum të vërtetë.

Pas 25 vitesh Eliza ka kujtuar skenën e traumatizuese për një fëmijë të moshës 12 vjeçare, që kishte ëndërr të bëhej aktore, falë punës dhe mbështetjes së familjes.

Dushku shkruan se Kramer, asokohe 36 vjeç, kishte arritur t’i mashtronte edhe prindërit e saj, duke e bërë të besueshëm faktin se ai do të ishte një mentor në rrugën e bukur të aktrimit, por ajo natë në Miami do të kthehej në ditën më të zezë të jetës për aktoren me orgjinë shqiptare.

Pas një rrëfimi të dhimbshëm, Eliza Dushku shkruan se pas tregimit të kësaj historie që e ka lënduar at gjatë gjithë këtyre viteve karriere dhe nuk ka patur guximin të flasë, tani do të nisë një periudh t re qetësie, pasi abuzuesi Kramer është denoncuar publikisht edhe nga shumë emra të njohur të Hollivudit.

Një prej eventeve më të mëdha që mbahet çdo fillimviti në botën e kinematografisë botërore, por jo vetëm, siç është ceremonia e “Golden Globe”, këtë vit iu kushtua plotësisht temës së ngacmimeve seksualeve dhe dhunës ndaj grave. Shumica e trofeve për këtë vit shkuan pikërisht për ata filma që i trajtonin gjerësisht këto tema.

Edhe vetë pjesëmarrësit kishin zgjedhur të respektonin kodin e veshjes dhe ishin veshur me të zeza, kjo për t’i thënë  “Stop” dhunës ndaj grave.

Kjo temë zuri edhe kopertinën e revistës prestigjoze “The Time”, ku mjaft aktore dhe këngëtare të abuzuara thyen heshtjen dhe folën hapur për atë çfarë kanë kaluar në jetë, për abuzimet nga producentët apo njerëz të tjerë, gjatë karrierës së tyre.

Kopertina e “The Times” u cilësua edhe si “Personi i vitit” për gjithë kauzën që për herë të parë nxori në dritë skandalet që kanë ndodhur në Hollivud.

Hashtagu “Me too”, zuri vend në shumë postime të figurave të njohura në botë që pranuan dhunimin seksual gjatë karrierës së tyre duke denoncuar hapur emra të njohur të perandorisë kinematografike “Hollivud” . /Gazeta Express/

Comment

*