Eljesa Haxhiu fiton çmimin e parë në garën kombëtare amerikane të kulinarisë

Gwinnett Count (Georgia, USA), 24 dhjetor 2016 – Shqiptarja nga Kosova ka fituar një garë kombëtare në SHBA për recetën të rosës të krijuar nga vetë ajo.

Eljesa Haxhiu ka diplomuar në programin e arteve të kulinarisë në Kolegjin Teknik të Gwinnett-it, Georgia, SHBA. Ajo fitoi çmimin e parë në garën vjetore “Maple Leaf Farms Annual Discover Duck Recipe”, raporton “Gwinnettdailypost”.

Receta e saj fituese, në garën e mbajtur këtë muaj, ishte një kombinim i mishit të rosës të përzier me oriz, pure, salcë cilantro ananasi dhe djathë Cotija.

Haxhiu fitoi edhe 10,000 dollarë për çmimin e parë.

Recetat janë vlerësuar nga shija, kreativiteti dhe origjinaliteti, saktësia dhe metodologjia.

Haxhiu më parë ka fituar edhe garën e divizionit të studentëve më 2014 me recetën e saj që në përbërje kishte po ashtu rosën e përzier me djathë dhie. Ajo kishte fituar 2,500 dollarë ndërsa Programi i Kulinarisë në Kolegjin Gwinnett kishte fituar 1,000 dollarë produkte të mishit të rosës nga “Maple Leaf Farms”.

“Maple Leaf Farms” është prodhuesi më i madh i produkteve cilësore të mishit të rosës në vend.

Këtë vit, ajo u kthye për të garuar si profesioniste. Ajo tani punon në Kolegjin Teknik të Gwinnett-it.

“Është ndjenjë e mirë të fitosh në një kategori profesionale sepse kur isha studente, më thoshin se receta ime studentore do të kishte mund të fitonte edhe në kategorinë profesionale atëherë, por meqë isha studente, nuk kisha mundësi të konkurroja në atë kategori. Për këtë arsye vendosa të provoja edhe njëherë”, thotë ajo, transmeton Koha.net. “Ishte ndjenjë e mrekullueshme të fitoja kësaj radhe në kategorinë profesionale, por edhe shumë stresuese. Fillimisht më njoftuan se kisha hyrë në top-pesëshen, ndërsa një javë më vonë më thanë se jam fituese e përgjithshme. Ishte një moment shumë mbresëlënës”.

Haxhiu është nga Kosova dhe është rritur në një traditë familje të përgatitjes së ushqimeve bashkërisht.

Kjo edhe e kishte inspiruar atë të trajnohet për t’u bërë kryekuzhiniere në “Gwinnett Tech”.

/Koha.net/

eljesa-haxhiu_recete

One Response to “Eljesa Haxhiu fiton çmimin e parë në garën kombëtare amerikane të kulinarisë”

Read below or add a comment...

  1. fave S.C. says:

    Artie u gatimit ne guzhin ne amerike eshte nje nga trustee me te mdha.
    arti I
    guzhines eshte inginjeri dhe arte..Arti i gatimit ndofta ka literature konkuruse
    (botuse,shikuse e degjuse ne TV..
    Nje propaganda e fuqishme ne te te gjitha kanalet TV gjat gjith dites.
    Sa dhe Stafii k gazetarve,
    reporteve ,telekronistet Jane bere mjeshtra gatimi).Pastaj konkurenca eshte Jo
    vetem me traditen American por e gjith shteteve te botes.
    E besojm qe kokurenca ka qene d madhe,por vullneti me pune e ne studime
    ka beret qe Mrs.
    Eljesa Haxhiu nga kKOSOVA DARDANE te Fitojn cmimin e pare.
    Kjo nderon Mrs. Eljesa Haxhiun,familjen,kosoven e boten shqiptare Si teknologe ,
    artiste kompione ne art in e gatimit.
    Urime

Comment

*