Emigracion: A mund t’ja bej dokumentat edhe njerkut?

Avokati Kieran Both

Emigracion: Avokati Kieran Both u përgjigjet pyetjeve tuaja: Shtetasi amerikan kërkon të sjellë nënën dhe njerkun në SHBA

 

Një lexues i rubrikës sonë na shkruan:

Kohët e fundit unë u bëra shtetas amerikan dhe dua të bëj dokumentat për të sjellë nënën këtu nga Shqipëria. Po ashtu edhe njerkun. Problemi im është ky. Babai im vdiq dhjetë vjet më parë dhe nëna ime u rimartua. A mund të fus në aplikimin tim për mamanë edhe burrin e saj , që edhe ai të marrë green card-ën, si ajo?

Ju falenderoj.

BD

Bruklin, NY.

 

Përgëzime për marrjen e shtetësisë amerikane. Mos harroni të votoni. Ju duhet të aplikoni në formularin Form I-130 (Petition for Alien Relative) për nënën tuaj. Duhet ta mbushni këtë formular në qoftëse jeni shtetas amerikan dhe kërkoni të vendosni marëdhënien e gjakut me personin tuaj të afërt(nënën) që do të vijë në SHBA . Pagesa për Form I-130 është $535. Ky është hapi i parë në këtë proces. Vetëm një shtetas amerikan që i ka mbushur 21 vjeç mund ta mbushë Form I-130 për prindin, nënën ose babain. Shtetasi nuk mund të mbush formularin I-130, për gjyshin apo gjyshen, mbesa a nipër apo kushërinj. Në qoftëse jeni 21 vjeç ju mund të aplikoni për nënën dhe për babain. Por ju duhet të mbushni formularët veç e veç për prindërit, sepse ata nuk konsiderohen të varur prej jush(derivative beneficiary)sipas ligjit të emigracionit.

Ju nuk mund të mbushni formularin I-130 për njerkun nëse nëna juaj është rimartuar pasi ju mbushët 18 vjeç. Në qoftëse ju ishit nën 18 vjeç kur u bë martesa, duhet të mbushni një aplikim të veçantë edhe për njerkun.

Ju duhet të plotësoni Form I-130 shoqëruar me një kopje të certefikatës së martesës së nënës suaj , dokument që dëshmon se martesa e saj u bë kur ju ishit pa mbushur ende 18 vjeç. Ju duhet të paraqisni gjithashtu certefikatën e vdekjes së babait tuaj. Dhe natyrisht certefikatën e lindjes suaj. Në qoftëse jeni adoptuar ligjërisht nga njerku duhet të paraqisni një kopje të dokumentit të adoptimit ku tregohet se adoptimi ndodhi kur ju ishin nën 16 vjeç. Ju gjithashtu duhet të dorëzoni dokumenta, evidenca që keni qënë nën kujdesin ligjor të njerkut tuaj së paku dy vjet para ose pas adoptimit. Vetëm gjykata mund ta njohë kujdesin ligjor për ju, që zakonisht ndodh në kohën kur adoptimi është legalizuar. Gjithësesi, nëqoftëse kujdesi legal për ju jepet nga gjykata , që nga ajo ditë fillon llogaritja e periudhës dy vjeçare të kujdesit ligjor të njerkut për ju, si kërkesë e domosdoshme., për procesin tonë. Shërbimi i Emigracionit dhe shtetësisë amerikane (USCIS) vlerëson kohën e procesit që mund të zgjasë nga 5.5 muaj-deri në 8.5 muaj. Koha e zgjatjes së procesit ështe e ndryshme në qendra të ndryshme të shërbimit të Emigracionit. Kur Form I-130 për bashkimin e prindit me fëmijën shtetas amerikan është aprovuar nga Emigracioni ,viza e tij bëhet e disponushme menjëherë, sipas ligjit të emigracionit. Pas aprovimit të aplikimit USCIS e dërgon dosjen e dokumentave tuaja në Qëndrën Nacionale të vizave (NVC) për vazhdimin e procesit të mëtejshëm. NVC është përgjegjëse për mbledhjen e gjithë dokumentacionit të nevojshëm si edhe pagesat për procesin. Qëndra do ta njoftojë si aplikantin ashtu edhe përfituesin(të dy palët)se kur duhen bërë pagesat si edhe kur duhen dorëzuar dokumentat mbështese. Ju duhet gjithashtu të dorëzoni “Affidavit of Support” (Form I-864). Ky është një dokument që firmoset nga individi i cili merr përsipër përgjegjsitë financiare për person që vjen në USA për të jetuar përgjithmonë këtu. Ju duhet të keni të ardhura të mjaftushme për t’u bërë sponsor. Nëse ju nuk keni të ardhura të mjaftushme atëhere do t’u nevojitet një bashkësponsor, apo sponsor i dytë. Këto janë dokumenta që duhen bërë më korektësi ndryshe viza do t’ju vonohet.. NVC më të vendosur ë gjithçka është në rregull e dërgon dosjen tuaj në konsullatën amerikane në Shqipëri për vizë. Procesti në këtë moment i referohet si “Proces konsullor) prindi juaj do ta marrë datën e vizës në E-mail ose nëpërmjet postës. Përfaqsuesi i konsullatës që do të kryejë intervistën do të vendosë nëse prindi juaj është i ligjshëm për vizë emigranti në përputhje me ligjin e Emigracionit. Nëse aprovohet, atëhere konsullata u jep pasaportat bashkë me vizën në të dhe një paketë të vulosur me të gjithë dokumentacionin tuaj. Ata duhet të hyjnë në SHBA para skadimit të vizës . Ata gjithashtu duhet të paguajnë për vizen e emigracionit para udhëtimit për në SHBA .Emigracioni nuk u lëshon green card pa u bërë pagesa.

Ne u inkurajojmë të konsultoheni me avokatë me eksperiencë të emigracionit për situatat tuaja të veçanta. Qëllimi ynë është të ndihmojmë komunitetin shqiptar e veçanërisht emigrantët e rinj me informim të bollshëm për t’i aftësuar që të kërkojnë ndihmë të pavaruar. Ju falenderojmë për letrat tuaja e vazhdoni të na shkruani. Na drejtoni pyetjet në adresën e emailit te avokatit tek [email protected]

Comment

*