Emigracion: Bashkimet familjare të rezidentëve të përhershëm

Avokati Kieran Both

Emigracion: Avokati Kieran Both u përgjigjet pyetjeve të lexuesve lidhur me bashkimet familjare të rezidentëve të përhershëm me familjet e tyre.

 

Pyetje : Djali im 20 vjeçar ka lindur në Shtetet e Bashkuara. Ai është student në New Jersey.

A mund të aplikojë për mua, apo duhet të presë derisa të bëhet 21 vjeç?

Ish-bashkëshorti im paraqiti një peticion për mua vite më parë, por u refuzua nga shërbimi i emigracionit sepse ndërkohë ne u divorcuam.

Kam qenë duke pritur për statusin tim  ligjor gjithë këtë kohë.

anonim

 

Përgjigje : Një qytetar amerikan duhet të jetë së paku 21 vjeç për të paraqitur kërkesën për bashkim  me prindin. Ju do të duhet të prisni të paktën një vit më shumë. Shpresojmë që t’i plotësoni kriteret për intervistën për green card– në SHBA dhe të mos u kërkohet të largoheni dhe të ktheheni sërish, sepse gjatë procesit mund t’u dalin probleme të mundshme. E-maili juaj nuk përmbante ndonjë detaj rreth historisë suaj të emigracionit në SHBA, kështu që duhet të flisni me një avokat me përvojë të emigracionit përpara se të bëhet aplikimi. Mund të ketë edhe  çështje të tjera që duhet t’u adresoheni. Paç fat!

 

Pyetje: Kam ardhur në Shtetet e Bashkuara me vizë turistike, disa vjet më parë.

U martova kur im shoq kishte green card dhe ai paraqiti kërkesën për mua. Tani ai është bërë qytetar amerikan. A duhet të kaloj në intervistë për green card-ën, sepse e kam tejkaluar vizën time?

BK Bensonhurst, NY

 

Po, duhet të intervistoni në SHBA duke parandaluar ndonjë problem tjetër. Bashkëshorti juaj mund të rifreskojë kërkesën për ju në mënyrë që ju të kualifikoheni si bashkëshorte e shtetasit amerikan. Kjo do të thotë që hyni në kategorinë  më të afërt dhe nuk duhet të prisni për datë prioritare. Meqënëse keni hyrë në SHBA me vizë, legalisht, ju keni të drejtë të intervistoheni edhe pse keni tejkaluar vizën. Ju duhet të mbushni formularin I-485 për rregullimin e statusit së bashku me dokumentet e kërkuara si dhe njoftimin e aprovimit(Aproval Notice) për kërkesën  që burri juaj pat bërë  për ju.

Nëse merrni letra nga Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) duhet ta kontaktoni atë zyrë dhe t’i informoni se keni për qëllim të rregulloni statusin në SHBA.

 

Pyetje: Une dhe bashkëshorti im i bëmë taksat mbi  të ardhurat veç e veç. A do të kem ndonjë problem kur të paraqes dokumentet për ‘green card’ të përhershme? Kam  marrë një kartë me kusht që kur u martuam (më pak se dy vjet më parë), kur mora statusin e residentes . Unë duhet të paraqes aplikimin për green card-ën e përhershme brenda 90 ditëve. Dua të sigurohem që po veprojmë si duhet, se kam dëgjuar se shërbimi i emigracionit është më i ashpër në këto kërkesa.

SB

Hartford,CT

 

Fakti që i keni bërë veç e veç taksat mbi të ardhurat, nuk duhet të ju pengojë për marrjen e green card-ës të përhershme. Shpresojmë që ju të dy jepni të njëjtin adresë ose do t’ju duhet të shpjegoni arsyen se përse. Ligjet tatimore lejojnë çiftet e martuara të paraqiten veç e veç, dhe në disa situata ka një avantazh tatimor për ta bërë këtë. Shërbimi i Emigracionit të Shteteve të Bashkuara (USCIS) është i interesuar të dijë nëse martesa juaj është e vërtetë dhe jo  e bërë vetëm për përfitimet e emigracionit.

 

Pyetje: Burri im fiton $ 21,500 në punën e tij si mekanik. A ka të ardhura të mjaftueshme për të më sponsorizuar për green card? Ai mori atë punë vetëm kohët e fundit sepse ishte i papunë ose duke bërë punë të vogla aty këtu,  sa për ca  para.

A do të na duhet një bashkë-sponsor që të nënshkruajë dokumentat?

JK Jersey City, NJ

 

Përgjigje :Të ardhurat e burrit tuaj janë të mjaftueshme për të përmbushur  kërkesat e qeverisë federale të nivelit të varfërisë dhe duhet të kualifikoheni për sponsorizim. Imigrantët që vijnë me bazë familjen duhet të tregojnë se ata do të kenë mjete adekuate për mbështetje financiare dhe nuk kanë të ngjarë të bëhen barrë publike. Barrë publike do të thotë që individ ka gjasa të bëhet kryesisht i varur nga qeveria për jetesë.

Çdo sponsor duhet të dëshmojë se ka të ardhura dhe / ose/ mjete të mjaftueshme për të mbajtur emigrantin që  i bashkohet familjes si edhe dhe pjesën tjetër e familjes, duke patur të paktën 125 për qind të  nivelit të varfërisë sipas udhëzimeve Federale. Duke supozuar që burri juaj nuk ka vartës të tjerë, kërkesa minimale e të ardhurave (125% e limitit të varfërisë) për një familje prej dy  vetësh është 20,575 dollarë (shih  udhëzimet e varfërisë për vitin 2018 Formulari I-864P). Zakonisht kur një sponsor, si burri juaj, mund të provojë se të ardhurat e tij aktuale janë në ose mbi nivelin e kërkuar, USCIS do ta konsiderojë këtë  shumë të mjaftueshme.

Nëse keni pasuri ose burime të tjera të të ardhurave ju duhet të sillni dokumenta për to në intervistë. Nëse merrni autorizim për punësim dhe jeni duke punuar në kohën e intervistës, duhet të sillni dëshmi të rrogës që merrni si evidencë pagese (pay stub) dhe një letër nga punëdhënësi juaj. Nëse ju ose burri juaj keni ndonjë investim ose kursim, sillni dëshmi për atë, gjithashtu.

Qёllimi ynё ёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe veçanërisht emigrantёt e rinj. Ne duam qё ata tё jenё nё gjendje tё kёrkojnё ndihmё profesionale ligjore nё mёnyrё tё pavarur.

Ju falënderojmë për komentet tuaja të vazhdueshme dhe ne do të përpiqemi t’u përgjigjem sa më shumë pyetjeve tuaja në të ardhmen. Adresa jonë e E-mailit është [email protected]

 

 

Comment

*