Emigracion: Llotaria e vizës amerikane dhe dhuna e shtetasit amerikan ndaj gruas së huaj

Avokati Kieran Both

Çështje të Emigracionit: Avokati Kieran Both përgjigje të letrave të lexuesit:

 

Fitova llotarinë, po nuk e përfshiva vajzën, në aplikim

Kur unë aplikova për llotarinë amerikane në Tetor 2018, nuk përfshiva në aplikim vajzën pasi tani për tani unë nuk i kam mundësitë ta marr edhe atë me vete. Ajo jeton me gjyshërit. Dhe kur unë aplikova ajo nuk ndodhej në Tiranë. Unë e fitova llotarinë, por trembem se mos  e humbas për shkak se nuk e përfshiva edhe vajzën në aplikimin origjinal. A mund të bëhet shkak kjo për të mos e marrë vizën time?

Anonim

Po, viza juaj është në rrezik. Të mos listosh fëmijët e tu në aplikim ose të vesh një fëmijë të huaj në të rezulton në diskualifikimin tënd për vizën e emigrantit si edhe të tjerëve që janë me ty. Është më mirë të tregosh drejt për gabimin tënd dhe të spjegosh se përse e bëre,  se sa ta mbulosh atë. Ambasada amerikane ka akses tek dokumentat e familjes tënde, certefikatat e lindjes dhe nese ju shmangeni krijohet mendimi që përpiqeni të  mashtroni. Ky veprim do të sillte si pasojë që jo vetëm t’u refuzohet aplikimi për llotarinë amerikane,  por edhe të gjitha aplikimet që mund të bësh në të ardhmen.

Në aplikimet për llotarinë amerikane duhet të përfshihen:

Statusi i juaj martesor  i tanishëm: 1) i/e pamartuar. 2) e martuar, por burri im nuk është shtetas amerikan apo banor i përhershëm. 4) i/e  divorcuar. 5) i/e ve. 6) jetoni të ndarë  ligjërisht- dmth nuk jeni të divorcuar, por jetoni veç nga burri. Shkruani emrin, datën e lindjes, seksi, qyteti i lindjes dhe vëndi i lindjes juaji dhe bashkëshortit , fotografi të secilit nga ju që plotësojnë të njejtat kërkesa teknike.

Të  mos listoni bashkëshortin  tuaj , dhe  të listoni dikë tjetër në vënd të tij, u diskualifikon juve për llotarinë amerikane. Nëse jetoni ligjërisht të ndarë, nuk mund ta vini bashkeshortin në aplikimin tuaj për llotari. Por nëse jetoni veç e veç por jo të ndarë me ligj atëhere duhet ta listoni burrin tuaj në aplikim edhe pse keni në plan të divorcoheni me ligj. Po të mos e vini burrin tuaj të ligjshëm, dikualifikoheni për llotarinë amerikane.

Numri  i fëmijëve: Listoni emrat, datëlindjet, gjininë, qytetin, fshatin e lindjes si edhe vendin (shtetin) e lindjes për të gjithë fëmijët nën moshën 21 vjeç dhe të pamartuar pavarësisht nëse jetojnë me ju apo do të vijnë ose jo me ju në Amerikë. Dorëzoni fotografitë e secilit prej tyre me përmasat që kërkohen. Këtu përfshihen fëmijët tuaj, fëmijët e adoptuar, fëmijët e martesës së re (step-children) të pamartuar, edhe në qoftëse ata nuk jetojnë më me ju,e nëse do të vijnë me ju ne SHBA ose jo. Fëmijët mbi moshën 21 vjeç nuk janë të ligjshëm për DV program. Sidoqoftë , ligji mbi mbrojtjen e statusit të fëmijës e mbron atë nga “kapërximi” i moshës ligjore në rrethana të caktuara. Nëse ju e dorëzoni aplikimin tuaj për llotarinë amerikane me fëmijët nën moshën 21 dhe gjatë procesit ata e kalojnë këtë moshë , do të  vazhdojnë  të trajtohen si nën 21 vjeç.

 

Pyetja e dytë: Lidhur me abuzimin nga ana e shtetasit amerikan  të gruas me shtetësi të huaj.

Unë jam martuar me një amerikan, një vit më parë, në Prishtinë. Një ditë ai u kthye në shtëpi i dehur. Ishte i egërsuar dhe u përpoq të më mbyste. Kur i thashë që do të thërras policinë ai mu përgjigj : Mbylle gojën! Që nga ajo ditë nuk e kam parë më burrin tim. Çfarë duhet të bëj tani që kam vetëm një vizë turistike por e martuar tek shtetas amerikan?

Anonim

Përgjigje: Faleminderit për letrën tuaj. Shpresoj që  të gjeni ndihmë nëse ai do të përpiqet t’u lëndojë sërish.

Letra juaj nuk na thotë nëse bashkëshorti juaj i ka bërë dokumentat për ju për residente permanente si grua e shtetasit amerikan( Form I-130). Nëse ju ndodheni në SHBA atëhere ka  obcione për ju.

Zakonisht shtetasi amerikan ose banori i përhershëm  (LPR) mbush formularin Form I-130 për bashkëshorten e huaj. Ai mund ta bëjë këtë edhe në konsullatën amerikane  jashtë vendit. Gjatë procesit, shtetasi amerikan  ka obcionin t’i tërheqë dokumentat, ta pezullojë procesin në çdo kohë. Ai ka kontroll mbi  të ardhmen e bashkëshortes së huaj gjatë periudhës së procesit dhe mund të abuzojë fizikisht ose psikologjikisht mbi të. Bashkëshortja e huaj hesht sepse ka frikë se emigracioni do ta refuzojë kërkesën për shkak të mosbashkpunimit nga ana e të  shoqit. Shpesh herë ai përdor kërcënime ndaj saj. Ligji i dhunës kundër grave (VAWA) është mënyra për t’i shpëtuar dhunës së bashkëshortit. Një grua e abuzuar mund të aplikojë më vete, por duhet të jetë bindëse duke treguar se martesa e saj lindi nga mirëbesimi reciprok, por ajo iu nënshtrua sjelljes  së tij mizore (rrahjes).Duhet të vërtetojë që ajo ka pasur sjellje të mira dhe të përshkruajë sjelljen e tij pas martese. Gratë e abuzuara kur mbushin dokumentat më vete duhet të kenë parasysh që nuk duhet të kenë frikë se burri abuzues  do të dërgojë informacion negativ kundër tyre në Emigracion. Gjatë procesit gruaja mund të mbushë kërkesën për autorizim punësimi.

Është shumë proces i ndërlikuar dhe ne u rekomandojmë të interesuarave të kontaktojnë me avokat me përvojë për këshillime. Zyra jonë jep konsultime pa pagesë në raste të tilla. I inkurajojmë të interesuarit të na kontaktojnë .

Gjithashtu mund të lidhen me  Helpline (që nga ora 8:30 am deri 8:30pm)

The National Center  for Victims of Crime

1-800-FYI-CALL (1-800-394-2255)

1-800-211-7996 (TTY)

www.ncvc.org

Nëse ndodheni në rrezik mos thërrisni Hotline ose Helpline por telefononi 911 për të njoftuar policinë lokale menjëherë.

Ju inkurajojme të flisni me avokatin para se të mbushni formularët. Nëse doni të mësoni më shumë për VAWA hyni në internet në adresën www.uscis.gov

Qëllimi ynë është të ndihmojmë komunitetin shqiptar dhe veçanërisht emigrantët e rinj për t’i aftësuar për të kërkuar ndihmë në mënyrë të pavarur. I mirëpresim letrat tuaja në adresën e e-mail [email protected]

Comment

*