Emilija Rexhepi: Vuçiq i zgjodhi dy prej tre deputetëve boshnjakë në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë, 18 shkurt 2021 – Kryetarja e Partisë së re Demokratike në Kosovë, e cila përfaqëson komunitetin boshnjak, Emilija Rexhepi (Redzepi), ka thënë se Beogradi zyrtar ka ndikuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën të dielën, më 14 shkurt.

Në një intervistë për gazetën e Bosnjës dhe Hercegovinës “Politiçki“, Redzepi ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nëpërmjet Listës Serbe, të cilën e kontrollon plotësisht, ka ushtruar ndikimin e tij për të zgjedhur deputetë boshnjakë persona që përfaësojnë interesat e tij në Kosovë.

Zonja Rexhepi ka thënë se votat për të dëgjueshmit e Beogradit janë siguruar në komunat me shumicë serbe.

“Sipas informacionit jozyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga tri vendet e garantuara për boshnjakë në Kuvendin e Kosovës, dy erdhën nga vendet me një popullsi të konsiderueshme të votuesve serbë”, ka thwnw ajo.

“Plani i tyre ishte të fitonin të tria vendet tona dhe kjo mund të shihet me votat që ata morën në të gjitha komunat me shumicw serbe në Kosovë”, ka shtuar Rexhepi.

xSipas asaj që mund të dëgjojmë nga KQZ-ja, mandatet u fituan nga Adrijana Hoxhiq dhe dikush nga koalicioni ‘Vakat’. Unë nuk e di se cili nga kandidatët nga ajo listë e ka marrë numër më të madh të votave se unë apo dikush tjetër nga Partia e Re Demokratike”, është shprehur ajo.

“Ndikimi i Listës Serbe është bërë përmes Adriana Hoxhiq, e cila ka qenë në marrëveshje me ta për 20 vjet dhe përmes udhëheqësit të koalicionit ‘Vakat’, Rasim Demiri, i cili u hoq nga lista e kandidatëve për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese . Me atë vendim, të gjithë ata që kanë probleme me ligjin ose janë dënuar nuk mund të jenë në asnjë listë”, ka thënë ajo.

Emilia Rexhep ka qenë ministre në kabinetin e kaluar të Albin Kurtit. Ajo ka kujtuar se partia që e drejton ajo nuk e kishte votuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë ‘Kurti’. Tani ajo pret që Lëvizja Vetëvendosje të shprehë interes që Partia e Re Demokratike të jetë pjesë e shumicës qeverisëse në Kosovë.

(r.m.)

Comment

*