Empire State Building imiton zemën që rreh për Shën Valentin (VIDEO)

Dritat në majën e ndërtesës më e famshme në New York City po pulsojnë për të imituar zemrën në nderim të Shën Valentinit, ditës të të dashuruarve.

“Ngjyrosur” me të kuqe, ndërtesa që nderon ditë të caktuara të vitit është një lloj simboli i të dashuruarve, të frymëzuar sidomos nga një numër filmash, duke nisur nga “Affair to Remember” e deri te “Sleepless in Seattle”, ku të dashurit takohen në ballkonin më të lartë të qytetit.

Ka tashmë disa vite që imitimi i zemrës që rreh është bërë traditë e Ditës së Shën Valentinit në New York. Më poshtë mund shihni një videklip të imitimit. (Ruben Avxhiu)

Comment

*