Emrat e ministrave të AKR-së në Qeverinë e re të Kosovës

Prishtinë, 8 shtator 2017 – Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka treguar emrat e katër ministrave të partisë së tij në Qeverinë e Kosovës, e cila pritet ta marrë votëbesimin në Kuvendin e Kosovës.

Postin e zëvendëskryeministrit të parë edhe atë të ministrit të Punëve të Jashtme do të mbajë vetë Pacolli, ministër i Punëve të Brendshme do të jetë Flamur Sefaj, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të jetë Albena Reshitaj, ndërsa Ministër i Zhvillimit Ekonomik do të jetë Valdrin Lluka.

AKR-ja e Behgjet Pacollit u bë pjesë e koalicionit PAN, me kusht që t’i jepeshin 5 ministri dhe posti i zëvendëskryeministrit të parë. Por, asaj iu desh të hiqte dorë nga posti i ministrit të Bujqësisë, pasi këtë ministri insistonte ta mbante Lista Serbe.

Votimi i qeverisë së re të Kosovës, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, do të bëhet në seancën e jashtëzakonshme e jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila është thirrur për të shtunën në orën 16:00. (r.m.)

Comment

*