Ende nuk dihet kur do të procedohet Mocioni i Votëbesimit të Qeverisë

 

Prishtinë, 19 prill 2017 – Inicuesit e mocionit për rrëzimin e Qeverisë nuk e dijnë ende se kur do të procedohet mocioni në Kuvendin e Kosovës, ndonëse kishin paralasjmëruar se kjo do të ndodhte këë javë.

Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami, ka deklatruar të mërkurën se ende po zhvillohen konsultime me të gjithë deputetët lidhur me mocionin, po nuk ka thënë se kur do të dërgohet mocioni në Kuvend.

“Sa i përket mocionit, ne jemi duke vazhduar konsultimet me të gjithë deputetët dhe shumë shpejt do të njoftoheni se kur do ta procedojmë tutje”, ka thënë Bajrami për Gazetën Express.

Ajo nuk ka dhënë detaje se sa deputetë kanë shprehur përkrahje për këtë mocion dhe as sa deputetë të koalicionit qeverisës do ta mbështesin rrëzimin e Qeverisë.

Iniciativa për dorëzimin në Kuvend të mocionit të votëbesimit për Qeverinë është paraqitur para dy javësh, nga Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj. (r.m.)

Comment

*