Enver Sekiraqa dënohet me 30 vjet burg

Prishtinë, 16 shtator 2019 – Plot 12 vjet pas vrasjes së Triumf Rizës, Gjykata në Prishtinë e shpalli sot për herë të dytë fajtor Enver Sekiraqën për nxitjen e kësaj vrasje dhe e dënoi me 30 vjet burg. Vetë Sekiraqa nuk ishte i pranishëm në shpalljen e gjykimit, raporton Kallxo.com.

Enver Sekiraqa, sipas aktakuzës, e kishte nxitur Arben Berishën të kryente vrasjen e Triumf Rizës.

Triumf Riza ishte vrarë me datën 30 gusht 2007 pasi kishte dalë nga lokali “AM:PM”. Ai ishte nisur drejt të makinës së tij kur ishte qëlluar nga Arben Berisha me 11 plumba me 11 plumba prapa shpinës, tre prej tyre ishin vdekjeprurës.

Prokurori i rastit Haki Gecaj, në fjalën e tij përfundimtare, kërkoi nga Gjykata që Enver Sekiraqën ta shpallë fajtor dhe t’i shqiptojë një dënim shembullor, i cili do të jetë mësim për të gjithë ata që do të veprojnë si i akuzuari Enver Sekiraqa, ndërsa mbrojtja e Sekraqës i refuzoi këto pretendime duke kërkuar me këmngulësi pafajësinë e Sekiraqës.

Për vrasjen e Triumfi Rizës janë shqiptuar gjysmë shekulli dënime me burgim ndërsa dënimi më i lartë i është shqiptuar Arben Berishës si ekzekutor i kësaj vrasje me plot  35 vite burg.

Në maj të vitit 2016, Gjykata e kishte gjetur fajtor dhe dënuar me 37 vjet burg Enver Sekiraqën ndërsa pas ankesës së mbrojtjes, Apeli e kishte kthyer çështjen në rigjykim.

(r.m.)

Comment

*