ERA arrin rekord: 1 milion klikime për pak orë (Video)

Prishtinë, 24 shkurt 2017 – Këngëtarja kosovare Era Istrefi ka bërë bum me këngën e saj të re, “Redrum”.

Për vetëm 12 orë prej publikimit, kjo këngë theu çdo rekord të industrisë muzikore shqipe. Për pak orë ajo kaloi mbi 1 milion klikime në Youtube, shkruan lajmi.net.

Kënga “Redrum”, përveç në trojet shqiptare, ka gjetur fansa në çdo kontinent, pasi ajo u publikua nga njëra ndër kompanitë më të mëdha muzikore në botë, “Ultra Music”.

Kënga e re e Erës u realizua nga një numër i madh profesionistësh. Pritet që së shpejti ajo të ngjitet në krye të top listave botërore. (r.m.)

 

Comment

*