Era fiton çmimin “European Border Breaker Awards”

Tiranë, 2 dhjetor 2016 – Era Istrefi është fituesja e dhjetë e European Border Breaker Awards, 2017, një çmim europian muzikor për artistët e rinj.

E lindur në Prishtinë këngëtarja debutoi në 2013 me këngën e saj “Mani për money”. Singëlli i tretë i saj “Njo si ti” hyri në listat muzikore në Belgjikë, por ndërkombëtarisht, ajo u njoh me këngën “Bon Bon” duke arritur plot 133 milionë klikime vetëm në YouTube.

Tashmë ajo po përgatit albumin e saj, ku ka firmosur me Ultra/Sony.

Më herët fitues të EBBA ishin Alan Walker, Eino Kalevi, Namika, Walking on Cars, Jain, Fikous, Natalie Rose dhe Dua Lipa. Dhe bashkë me Erën përbëjnë totalin prej dhjetë fituesish.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në 11 janar 2017 në Groningen, si pjesë e Eurosonic Noorderslagfestival.

Çdo vit 10 artistë europianë marrin çmimin EBBA për të njohur suksesin e tyre në vende të tjera, përveç vendit të tyre. Suksesi përfshin transmetimet, shitjet, performancat live në Europë dhe pozicionin në European Border Breakers Charts. /Top Channel/

Comment

*