Era Istrefi, e gatshme për perfomansën e mbylljes së Botërorit

Moskë, 15 korrik 2018 – Këngëtarja kosovare Era Istrefi do të performojë sot në hapje të ceremonisë së mbylljes së Kampionatit Botëror të Futbollit.

Ajo po realizon provat gjenerale për performancën e saj, bashkë me këngëtarët Nicky Jam dhe Ëill Smith.

Era Istrefi do ta performojë këngën ”Live It Up”, e cila ishte kolonë zanore e kampionatit “Rusia 2018”, e cila do të mbyllet sot, me ndeshjen finale midis Kroacisë dhe Francës, në stadiumin “Luzhniki” në Moskë.

Nëna e këngëtares, Syzana Tahirsylaj, ka deklaruar se asgjë nuk ka ndryshuar rreth marrëveshjeve të parapara për perfomancë.

”Gjithcka është gati dhe po shkon mirë. Asgjë nuk ka ndryshuar”, ka thënë ajo për tv klankosova. (r.m.)

Comment

*