Erdogan: Terrori në Stamboll, përpjekje për të goditur paqen e kombit

Ai tha se sulmi në lokalin e natës është i neveritshëm

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka dënuar sulmin në Stamboll ku 39 persona humbën jetën dhe rreth 70 u plagosën.

Erdogan e përshkruan sulmin si “përpjekje për të shkatërruar moralin e vendit tonë dhe për të krijuar kaos me qëllim për të goditur paqen e kombit tonë”

Ai tha se sulmi në lokalin e natës është i neveritshëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak minuta pasi kishte hyrë viti i ri 2017, kur një person i veshur si babagjysh, hyri në ambientet e lokalit të natës “Reina” dhe hapi zjarr drejt turmës duke vrarë 39 persona.OraNews

Comment

*