Erë e rëndë gazi në Philadelphia – autoritetet nuk besojnë se është i rrezikshëm

Në disa lagje në Philadelphia, sidomos në pjesën jugperëndimore, në kufi me Nju Xhersin (Neë Jersey), kutërbon prej gati një ore një erë e fortë gazi.
Kjo ka krijuar panik mes shumë qytetarëve dhe ka bllokuar linjat telefonike të urgjencës e policisë.
Mirëpo, autoritetet e qytetit kanë thënë se nuk ka rritje të nivelit të gazit në ajër dhe se shanset janë që era të vijë nga një materiali Merkaptan, që i shtohet gazit natyror për të shmangur fatkeqësitë.
Vetë gazi natyror, që përdoret për ngrohje shtëpish, gatim etj nuk ka erë. Kështu që nëse do të kishte rrjedhje gazi njerëzit nuk do ta kuptonin dhe kjo mund të bëhej fatale. Gazit natyror që përdoret në shtëpi i shtohet në mënyrë artificiale kjo lëndë, Merkaptan, që nëse ka rrjedhje njerëzit ta ndjejnë menjëherë dhe të largohet e të thërrasin numrat e urgjencës.
Sipas kompanisë Sunoco, ka pikërisht një rrjedhje të Merkaptanit nga rafineria e tyre, në pjesën jugperëndimore të Filadelfias. Kjo lloj lënde në ajër mund të shkaktojë bezdi se i ngjan erës së vezëve të prishura, mirëpo nuk ka rrezik për shëndetin.
Ekipe të zjarrfikësve dhe të kompanisë së gazit PGW janë përqendruar në pikat ku mendojnë se mund të ketë rrjedhje. Autoritetet dhe Sigurimi Kombëtar është duke hetuar gjithashtu për çdo rast.
Incidenti ka qenë shqetësues edhe sepse vjen mbas një paralajmërimi nga agjensitë amerikane të zbulimit se ISIS mund të jetë duke planifikuar sulme terroriste në SHBA me rastin e festave të fundvitit. Njerëzit janë lëshuar në rrjetet sociale për të mësuar ndonjë gjë, derisa filluan njoftimet e para nga autoritetet. Shumë kanë pyetur nëse duhet të evakuohen nga qyteti. Të tjerë që kanë qenë udhës me automjete ose trena kanë pyetur nëse duhet të ndalojnë aty.
Gjatë natës, autoritetet gjetën më në fund burimin e rrjedhjes që kishte qenë një rafineri në kontenë e Glausesterit, në Nju Xhersi.
Nga mëngjezi, kundërimimi, që pas qytetit, kishte prekur rrethinat e tij, ishte shpërndarë pothuajse fare. Hutimit dhe panikut të natës ia zuri vendin atmosfera e Krishtlindjes.
(r.a.)

One Response to “Erë e rëndë gazi në Philadelphia – autoritetet nuk besojnë se është i rrezikshëm”

Read below or add a comment...

  1. AMARILDO CAPUNI says:

    http://6abc.com/news/mystery-of–foul-odor-in-philly-surrounding-areas-solved-/1671323/

    Not the refinery of Philly. Wrong place.

Comment

*