Eric Faye: Ismail Kadare shkon përtej Xhorxh Oruellit

Botuesit, përkthyesit, personazhe të botës akademike dhe njerëzit me infuencë të letrave janë mbledhur në Tiranë në një konferencë ndërkombëtare kushtuar gjeniut krijues

 

Denion Ndrenika

Në konferencën shkencore “In Honorem Kadare” të departamenteve të Letërsisë dhe të Gjuhës në Univerisitetit të Tiranës, botuesi i tij Erik Faje (Eric Faye) tha se e tejkalon Xhorxh Oruellin.

Studiuesit kanë të njejtat pikëpamje kundër kritikave për shkrimtarin për rishikimin e veprave dhe kohën e diktaturës.

Dhe, se e njohin mirë e treguan kur folën në shqip arbëreshi nga Italia, Mateo Mandala (Matteo Mandala), gjermani Joahim Rëm (Joachim Röhm) dhe anglezi Xhon Hoxhson (John Hodgson):

“Nga një analizë që po i  bëj varianteve të ndryshme që janë botuar nuk më del që ka pasur modifikime të thella strukturore që kanë prekur thelbin e romaneve të botuar gjatë diktaturës”.

Studiuesi Rëm: “Kritikët ose armiqtë e Kadarese në Shqipëri e sulmojnë për disa gjëra shumë sipërfaqësore për faktin që Enver Hoxha është protagonist në librin “Dimri i vetmisë së madhe”.

“Leximi i Ismail Kadarese nuk e zbardh, por vetëm e thellon misterin e Shqipërisë. Shqipëria do të mbetet një mister edhe për vetë shqiptarët”-tha Xhonson.

Shqipëria e ka vitin e Kadaresë 2016-ën për nder të 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit disa herë kandidat për çmimin “Nobel”.

###

Botuesit, përkthyesit dhe personalitete të botës akademike janë mbledhur në Tiranë në një konferencë shkencore për të nderuar veprën e gjeniut të letrave shqipe. Botuesi francez Faye, por dhe kritikë e përkthyes nga disa vende të botës vlerësuan Kadare mes shkrimtarëve më të mirë botëore. Konferenca shënon një stad të ri në studimin e veprës së Kadare

Ismail Kadare dhe vepra e tij zbulon dimensione të reja sa herë shkruhet dhe flitet për të.

Botuesit, përkthyesit, personazhe të botës akademike dhe njerëzit me infuencë të letrave janë mbledhur në Tiranë në një konferencë ndërkombëtare kushtuar gjeniut krijues.

Botuesi francez i Kadaresë, Eric Faye, vlerësoi se vepra e tij ka qenë një mesazh i vazhdueshëm për demokracinë që u jepej shqiptarëve. Për Faye, Kadare shkon dhe përtej Xhorxh Oruellit

Eric Faye: Oruelli ka jetuar në një demokraci të gjatë, ndërsa Ismail Kadareja ka jetuar për dekada të tjera në qendër të diktaturës, dhe kjo është fuqia e tij, e cila i jep nder- Ai mundi ti bëjë radiografi totalitarizmit mu në zemër të tij.

Për kritikun nga Australia, Peter Morgan,  Kadare renditet mes shkrimtarëve me të mirë në botë.

Peter Morgan: Kadarenë duhet ta shikojnë në kuadrin e letërsisë botërore dhe jo të së kalurës.

Britaniku John Hodgson i ndau vlerësimet për kadarenë në shqip.

John Hodgson: Leximi i Ismail Kadarese nuk e zbardh por vetëm e thellon misterin e Shqipërisë. Shqipëria do të mbëtet një mister edhe për vetë shqiptarët.

Por gjeniu është përballur dhe me sulme. Joachim Rohm tregoi sulmet ndaj shkrimtarit shqiptar në Gjermani, ndërsa tema e bashkon dhe me qëndrimet e arbëreshit Matteo Mandala.

Matteo Mandala: Kadareja ka të drejtën e tij si autor që të rishikojë veprat dhe nga një analizë që po i  bëj varianteve që janë botuar nuk më del që ka pasur modifikime të thella strukturore që kanë prekur thelbin e romaneve gjatë diktaturës.

Joachim Rohm: Kritikët ose armiqtë e Kadarese këtu në Shqipëri e sulmojnë për disa gjëra shumë sipërfaqësore për faktin se Enever Hoxha është një protagonist në librin “Dimri i vetmisë së madhe”

Për organizatorët, takimi jo vetëm arriti të bëjë sintezën e studimeve për kadareve, por shënon një stad të ri.

Konferenca ndërkombëtare Shkencore “IN HONOREM KADARE” u organizua nga Departamenti i Letërsisë  në bashkëpunim me  Departamentin e Gjuhës në Univeristetin e Tiranës.

/Oranews.tv/

kadare 3-kadare 1-kadare

Comment

*