Erion Veliaj: Heronjtë e vërtetë, ata që meremetojnë qytetin pas dhunës

Kryebashkiaku tha se Tirana nuk trembet nga “ekskursionet e dhunës” e përmuajshme të dhunës, nga ata që vijnë nga qytetet e tjera – do të jetë gati për festë nesër

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka reaguar në rrjetin Tuitër ndaj pasojave të dhunës gjatë protestës së sotme në rrugët e kryeqytetit.
“Unë nuk e di si i mbani qytetet prej nga vini çdo muaj për ekskursion dhune, por Tirana jonë kurohet me shumë mund e nuk e pranon këtë lloj bullizmi primitive”, shkroi ai me fotografi nga shkatërrimet.
Më tej ka postuar edhe fotografi të punonjësve të Bashkisë që po punojnë për të pastruar, e ndrequr dëmtimet.
“Do pastrohet e meremetohet ne kohe rekord sot, qe neser te jete gati per Diten e Veres e per gjithe qytetaret e vertete”, shkruan Veliaj.
Bashkia e Tiranës kishte vendosur shtyrjen e festës për Ditën e Verës në fundjavë për shkak të motit. Opozita e quajti shtyrjen të pajustifikuar.
Protesta e sotme ndonëse kishte premtuar rrëzimin e kryeministrit Rama ishte në përgjithësi e përmbajtur, përveç një rasti kur protestuesit provuan të hyjnë me dhunë në Kuvendin e Shqipërisë dhe u smbrapsën nga forcat e rendit.
Protestuesit hodhën gurë dhe shashka, dëmtuan disa objekte, po pasojat ishin më të vogla sesa priteshin. Përfaqësitë diplomatike të një numri vendesh perëndimore kishin bërë thirrje për të shmangur dhunën.
Kryetari i PD-së premtoi se protestat do të vazhdojnë deri në rrëzimin e kryeministrit Rama.
Ndërsa kryebashkiaku Veliaj u bëri homazh punonjësve të shërbimeve të qytetit që po pastrojnë pasojat e protestës politike në qytet, duke i quajtur ata, herojntë e vërtetë të ditës.
“Per ta duhet te ishte dite pushimi, e megjithate dolen ne pune dhe e rikthyen Tiranen ne normalitet ne pune minutash! 🙏🏻👷🏻‍♀️”, shkroi ai.
“Keta jane heronjte e vertete, e jo “pemthymit” e politikes qe aty e kishin TR kater vjet e s’rregulluan dot as sahatin 🤦🏻‍♂️⏰ Cdo gje gati per #DitaVeres”. (r.a.)

Comment

*