Ermal Meta ndez sheshin “Skënderbej” në Tiranë

Tiranë, 1 qershor 2018 – Qershori ka nisur në Tiranë me një koncert të jashtëzakonshëm.

Këngëtari i famshëm shqiptar, Ermal Meta, e mbushi Sheshin “Skënderbej” me dhuruesit e tij të shumtë.

Fillimisht në skenë u ngjitën Marsela Çibukaj, Vitmar Basha dhe Eugent Bushpepa, të cilët e ndezën atmosferën me disa prej hiteve të tyre.

Më pas, e gjithë skena iu la fituesit të festivalit prestigjioz italian, Sanremo, Ermal Meta, i cili krijoi një atmosferë të paharrueshme.

Këngëtari shqiptar, i larguar 24 vite më parë përtej Adratikut, është një nga artistët më të popullarizuar në Itali.

Koncerti i Ermal Metës i paraprin një koncerti tjetër të madh. Të dielën, në mbrëmje. po në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, do të interpretojë edhe këngëtarja e njohur, Rita Ora. (r.m.)

 

Comment

*