Eros Grezda nga Osijeku, te Kombëtarja e Shqiptarëve (Video)

Eroz Grezda në një rrëfim të veçantë për gazetarin e Supersport Alban Xhihani. Futbollisti i Osijekut në kampioati kroat tregon karrierën e rij, transferimin te skuadra aktuale, grumbullimin në Kombëtaren Shqiptare, po jo vetëm. Si është është Erosi jashtë fushën së blertë, cilat janë dëshirat dhe hobi i tij? Gjithçka vjen në këtë speciale të realizuar për Supersport. “Osijeku i dinin cilësitë e mia pasi kam luajtur 4 herë në atë stadium. Drejtuesit dhe fansat më pritën shumë mirë dhe jam i kënaqur. Pika më e fortë e imja është dueli një për një me mbrojtësin dhe ndihem i pakapshëm. Më i dobët mendoj se jam në lojë në ajër.  Kthesa ime në karrierë janë ndeshjet me Kombëtaren. Me ardhjen e Panuçit mu dha mundësia të luaja me Kombëtaren. Jemi kombëtare me trajner të ri dhe jemi të uritur për sukses.”

Situata në Kombëtare: Na mungojnë minutat në këmbë pasi lojtarët luajnë pak me skuadrat e tyre por kemi një skuadër cilësore. Me Izraelin kemi luajtur dhe e njohim ndërsa Skocinë nuk e njohim shumë dhe e dimë që është skuadër me shumë kualitet por ne do mundohemi të japim dhe të marrim më të mirën nga këto ndeshje.

Preferencat jashtë fushës: Çdo lojtar e ka botën e vet dhe ka nevojë për motivim për çdo ndeshje. Më pëlqejnë këngët latine dhe këngëtari që dëgjoj më shumë është Maluma. Shpenzoj pak por jam i thjeshtë. Jam i përkushtuar dhe kam nevojë të dukem mirë. por nuk i shoh firmat shumë. Nëse s’do të bëhesha futbollist, mendoj se do merresha me makina.

SuperSport

 

Comment

*