Eshtrat e 100 ushtarëve të paidentifikuar do të prehen në Bularat

Tiranë, 13 korrik 2018 – Eshtrat e 100 ushtarëve të paidentifikuar, të gjetur në fillim të vitit gjatë gërmimeve në fushën e Dragotit, në Tepelenë, u vendosën sot pranë varrezës memoriale të Bularatit ,në Dropull të Gjirokastrës, raporton Ora News.

Ceremonia u zhvillua sipas protokollit ushtarak grek dhe riteve fetare ortodokse greke.

Fillimisht u mbajt një meshë në kishë e më pas eshtrat që ishin vendosur në kuti metalike, u vendosën në pjesën murale të Varrezës së Bularatit, aty ku gjenden edhe të tjerë ushtarë greke të paidentifikuar.

Mes të pranishmëve ranë në sy ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Eleni Sourani, përfaqësues të Athinës zyrtare, familjarëve të viktimave të luftës italo-greke, përfaqësues të shoqatave helene dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

Në fushën e Dragotit, në Tepelenë, do të vijojnë për një afat të pacaktuar zhvarrimet ushtarëve të rënë në luftën italo-greke, por kërkimet do të shtrihen edhe në zona të tjera të vendit. Kërkimet do të zhvillohen në  bazë të marrëveshjes së arritur mes qeverisë shqiptare e asaj greke.

Grupet e punës kanë qenë të mbyllura për publikun, por burime konfincenciale thonë se prej muajit  shkurt e deri në muajin korrik janë gjetur eshtrat e rreth 400 ushtarëve, 100 prej të cilëve është e pamundur të identifikohen. (r.m.)

One Response to “Eshtrat e 100 ushtarëve të paidentifikuar do të prehen në Bularat”

Read below or add a comment...

  1. Sali Bollati says:

    Ku bazohet e “drejta egrekeve” te cvarosin e varosin eshtra e te vdekurve te tyre ne token shqiptare??!
    Pse mohohet e DREJTA E VIZITES NE VAREZAT E SHKATERRUARA TE SHQIPTAREVE TE CAMERISE NE TOKAT E PRONAVE TE TYRE MIJERA VJECARE??

    Sa miq “strategjike” kane gjetur politikanet e Tiranes, duke mos pasur ASNJE DINJITET KOMBETAR?!

Comment

*