Etruskёt: Populli i veҁantё nёn hijen e romakёve

Pothuajse askush nuk i njeh etruskёt, kultura e parё e zhvilluar nё Italinё antike. Ekspozita nё Karlsruhe e njeh vizitorin nga afёr me kёtё popull interesant tё antikitetit. Etruskёt kanё jetuar para 2900 vjetёsh.

Para rreth 2900 vjetёsh etruskёt u shfaqёn nga errёsira e historisё –  e madje deri nё shekullin e parё para Krishtit, kultura e tyre pёckatoi fatin e Italisё dhe tё hapёsirёs perёndimore mesdhetare.  Kjo do tё thotё edhe, se etruskёt krahas grekёve e kanё influencuar mё sё shumti kulturёn romake. Ata e quanin veten Raśna. Etruria, territori i ngulimeve tё tyre shtrihet nё Italinё qendrore dhe veriore. Ky territor pёrfshinte Toskanёn, pjesёn veriore tё Latiumit tё sotёm dhe disa pjesё tё Umbriens. Shtrirje e tyre mё tё madhe territoriale ata e arritёn 500 vjet para Krishtit nga Mantua nё veri deri nё Romё nё jug. Ndoshta duhet thёnё mё saktё, sё ata pёrshinё territorin e qytetit tё Romёs sё vonshme. Sidoqoftё etruskёt ishin ata, qё fshatrat nga shtatё kodra i bashkuan nё njё qytet dhe atje themeluan mbretёrinё e tyre.

Njё popull i veҁantё

 

Periudha nga shekulli i 7 deri nё tё 5 para Krishtit ishte epoka e lulёzimit tё etruskёve. Historiani i antikitetit Dionisi i Halikarnassos i admironte ata si “mё tё hershmit dhe krejt tё ndryshёm nga popujt e tjerё “. Studiuesit edhe sot e kёsaj dite debatojnё pёr prejardhjen e etruskёve. Shumica mbron tezёn, se ata e kanё prejardhjen nga Azia e Vogёl (nё Turqinё e sotme) prej nga kanё emigruar. Tё tjerё i konsiderojnё ata si njё fis tё ngulitur prej kohёsh nё vend, qё me kalimin e kohёs u zhvillua. Megjithatё analizat e ADN-sё sё popullsisё nё Toskana mbёshtesin tezёn e parё. Sipas kёsaj ka pasur tё dhёna, qё dikur kёtu ka pasur migracion nga Anadolli. Gjuha e tyre nuk ёshtё e krahasueshme me asnjёrёn prej gjuhёve tё njohura – pёrveҁse me lemnishten e kjo gjuhё ёshtё folur nё njё rajon tё Egjeut, pra nё anёn tjetёr tё gadishullit italian.

Shkrimi dhe gjuha e etruskёve janё vetёm nё mёnyrё segmentare tё kuptueshme dhe nuk ekzistojnё shumё mbishkrime, qё arkeologjia tё mund t’i deshifronte. Njё gjё ёshtё e qartё, qё ky popull pёrbёhej jo vetёm nga bujq tё mirё, por edhe tregtarё. Ata ishin mjeshtra tё shkёlqyer. Nё pёrpunimin e metalit dhe tё baltёs ata kanё arritur kulmin, sikurse e dёshmojnё gjetjet arkeologjike. Kёto mund tё shihen tani si eksponate nё ekspozitёn e hapur nё kёshtjellёn e Karlsruhes.

 

Nёn hijen e romakёve

 

Qё etruskёt nuk janё perceptuar nё histori, kjo ka tё bёjё me faktin, se ata nё shekullin e tretё para Krishtit u shpёrbёnё dhe u zhdukёn nё kohёn qё Perandoria Romake po forcohej gjithnjё e mё shumё. Ndaj nuk tё habit fakti, qё shumё zhvillime, tё cilat i dedikohen sot romakёve, nё tё vёrtetё kanё origjinё etruske. Qytetet e tyre kanё rrugё tё shtruara, tё planifikuara me vetёdije janё hapёsirat dhe sheshet publike si dhe furnizimi me ujё dhe kanalizimet. Edhe nё arkitekturё e teknikё ata kanё qenё tё avancuar, aq sa romakёt kёtё dije mundёn ta pёrvetёsojnё dhe ta zhvillojnё mё tej. Etruskёt me tё drejtё mund t’i quash si mjeshtrat qё mёsuan romakёt, nёn hijen e tё cilёve qendrojnё ata sot.

Nga 16.12. 2017 – 17.6.2018 vizitorёt mund tё njihen me artin dhe kulturёn etruske pёrmes reliefeve dhe statujave tё vjetra, apo bizhuterive, sendeve tё jetes sё pёrditshme dhe armevё tё kёtij populli. Ekspozita pёrfshin 400 eksponate tё vlefshme qё paraqesin kulmin e zhvillimit tё kulturёs antike tё etruskёve.

/DW/

Comment

*