EULEX do të vazhdojë mbështetjen për sistemin e drejtësisë

Prishtinë, 13 shtator 2017 – Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur në takim kortezie shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra  Papadopoulou.

Gjatë takimit ata kanë diskutuar për bashkëpunimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe EULEX-it.

Ministri Tahiri e ka falënderuar znj. Papadopoulou për mbështetjen që ka dhënë dhe po vazhdon të jap EULEX-i për përmirësimin e sundimit të ligjit. Ai ka shprehur gatishmërinë për fuqizimin e sundimit të ligjit, si dhe për ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Znj. Papadopoulou ka shprehu gatishmërinë e misionit që e drejton për të thelluar më shumë bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë dhe për zhvillimin e fuqizimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, me qëllim forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit. (r.m.)

Comment

*