Eurokampioni i karatesë Adrian Hadribeaj fiton edhe luftërat MMA, tani në SHBA

Adrian Hadribeaj ka 16 -ndeshje si profesionist dhe fitoren 15-të e arriti në 20 shkurt në Michingan në SHBA kundër Scott Furtell, sportist shumë i njohur

Adrian Hadribeaj pioneri i parë i stërvitur në Shqipëri deri në moshën 20 vjeç dhe përkatësisht në sportin e karatesë me trajnerët Ramiz Ismailgeci dhe Parid Dule ka qënë kampion kombëtar absolut si dhe Kampion Europe.

Adriani po arrin majën e botës dhe në Ndeshjet e Lira, sportet e bashkuar luftarakë, apo MMA.

Ai ka 16 -ndeshje si profesionist dhe fitoren 15-të e arriti në 20 shkurt në Michingan në SHBA kundër Scott Furtell, sportist shumë i njohur.

Furtell kishte vetëm fitore ndërsa luftëtari ynë me një teknikë të lartë dhe një guxim arriti t’ia rrëmbejë fitoren me vendim të 3 gjyqtarëve me vetëm një humbje.

Ky rezultat shumë shpejt e bën të jetë në listën e përzgjedhjes së UFC-së.

Terminatori shqiptar për 5 vjet në Shtetet e Bashkuara po kthehet në idhull edhe të amerikanëve dhe po nderon kombin shqiptar.

 

Comment

*